LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Baba i 4 fëmijëve/ Emigranti shqiptar gjendet i pajetë në banesë

2022-11-22 09:10:00, Kronika CNA
Baba i 4 fëmijëve/ Emigranti shqiptar gjendet i pajetë në
Foto Ilustruese

Një 47-vjeçar me origjinë nga shqiptare, është gjetur pa shenja jete branda banesës së tij, në Pylo të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se emigrant shqiptar u gjet i varur ditën e djeshme, nga familjarët e tij.

Mësohet se i ndjeri ishte baba i 4 fëmijëve dhe prej vitesh kishte emigruar në Greqi. Ai kishte një dyqan ushqimoresh në Ampelofyto.

Ende nuk dihet shkaku që e ka çuar të ndërmarrë aktin e vetëflijimit, pasi nuk është gjetur asnjë shënim.

Çështja është marrë në hetim  nga autoritete përkatëse./CNA.al

Lajmet e fundit nga