LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Audio-regjistrimi për 21 janarin/ Artan Hoxha: Komunikimi u regjistrua me diktofon

2023-01-23 23:25:00, Kronika CNA
Audio-regjistrimi për 21 janarin/ Artan Hoxha: Komunikimi u regjistrua me
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish për audio-përgjimin për 21 janarin e 2011-ës, ku u vranë 4 protestues pranë Kryeministrisë.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se audio u regjistrua me diktofon dhe origjinali është në një kasetë.

Ai theksoi se komunikimi është më i gjatë se ai që ka publikuar, por ka marrë pjesën më kryesore, atë kur ndodhën të shtënat me armë.

“Ishte një urdhër i prokurores së Tiranës e cila ka çështjen e 21 Janarit në hetim prandaj nuk e kuptoj për çfarë duhen bërë kallëzimet e tjera, çështja është në Prokurori. Ka një dosje të 21 Janarit e cila nuk është mbyllur, sepse kemi 2 të vrarë pa autorë. Dhe këta 2 që janë pa autorë njëri është vrarë në krahun tjetër të bulevardit, Hekuran Deda është hipur mbi platformën e mediave. Janë në dy vendet më të pajustifikueshme për tu goditur në atë protestë. Unë kam nxjerrë të premten një transkriptim të marrë nga një regjistrim ku është komunikimi në radio në momentet para, gjatë dhe pasi ka ndodhur vrasja. Komunikimi është më i gjatë, por komunikimi thelbësor që unë mendoj vlente më tepër është dinamika e momentit kur është marrë vendimi për të hapur zjarr mbi turmën.

Prokuroria në hetimin e parë nuk e ka patur, nuk e ka gjetur asnjë regjistrim. Ndërkohë në librin e shërbimit ku shënohen urdhrat këto mungojnë, Prokuroria nuk i ka gjetur këto elementë. Është përdorur një kanal komunkim për një grup të caktuar njerëzish që komunikonin me radio dhe kufje që janë ata me ato MP5 (armë). Këto urdhra i kanë dëgjuar zinxhiri komandues i Gardës dhe kjo njësia me MP5. Komunikimi ka qenë në radio, janë urdhra, flet komandanti të tjerët konfirmojnë. Si mund të jetë marrë ky material? Ky material është regjistruar, ky është diktofon. Një radio nga ato që janë përdorur ka hyrë në atë kanal dhe iu ka regjistruar me diktofon. Në një kasetë është origjinali”, u shpreh gazetari./ B.A. - CNA.al

 

Lajmet e fundit nga