LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha: Pse e nxora 1 ditë para 21 janarit përgjimin e Gardës

2023-01-23 22:51:30, Kronika CNA
Artan Hoxha: Pse e nxora 1 ditë para 21 janarit përgjimin e
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se askush nga qeveria e sotme nuk ka pasur dijeni dhe nuk e ka dëgjuar audion e përgjimeve të gardës në 21 janar.

Hoxha tha se të vetmit në dijeni lidhur më të ishin familjarët e Aleks Nikës dhe prokurori i përgjithshëm që siç theksoi gazetari është vënë në dijeni për këtë çështje 6 muaj më parë dhe nuk ka pasur asnjë reagim.

?Unë e dija që politika do ta shfrytëzonte, por që sot kujtohet edhe qeveria të bëjë kallëzim, unë skam lidhje me këto kallëzim, jam marrë vetëm me familjarët e Aleks Nikës që kanë të drejtë të dinë kush e vrau djalin e tyre. Unë e kam nxjerrë materialin një ditë para 21 janarit për të fajësuar edhe qeverinë e sotme që në 21 janar do bënte homazhet e radhës. Asnjë nga ata zyrtarë të kësaj qeveri nuk e ka dëgjuar, nuk e di dhe s?ka pasur informacion se këtë material s?ia kam dhënë askujt. Kemi vënë në dijeni, bashkë me familjen e Aleks Nikës vetëm prokurorin e përgjithshëm që në 27 korrik të vitit të shkuar dhe meqë ai nuk veproi që t?ia kalonte çëshjen SPAK atëherë vendosa të publikoj indicien që të çon te prova?, tha Hoxha./ Euronews Albania

Lajmet e fundit nga