LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha hedh dyshime për syrin e nxirë/ Ndrea Prendi nuk u qëllua nga protestuesit

2023-01-25 22:40:00, Kronika CNA
Artan Hoxha hedh dyshime për syrin e nxirë/ Ndrea Prendi nuk u
Ndrea Prendi, ish-shefi i Gardës së Republikës

Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku u vranë 4 protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një intervistë me Rudina Xhungën, Hoxha u ndal te syri i nxirë i Ndrea Prendit, ish-shefit të Gardës së Republikës.

Ai hodhi hije dyshimi se Ndrea Prendi nuk u qëllua me gurë nga protestuesit, por u qëllua me grusht kur u thirr brenda në Kryeministri.

“E mbani mend pamjen e Ndrea Prendit pas 21 janarit me hematomën në sy? Berisha tha që e goditën me gurë. Unë e kam filmuar në momentin para vrasjeve që ai është me helmetë, me skafandër që nuk dëmtohet nga gurët dhe ka një pistoletë në dorë, ajo që ka marrë jetën e Faik Myrtajt dhe kjo është e provuar. Ndrea Prendi ka ndërruar dhe veshjet kur ka dalë prej aty.

Ajo hematomë, po ta shihni dhe ta krahasoni me foton e Berishës që e qëlluan me grusht, të dyja janë shkaktuar në krahun e majtë. Kanë një ngjashmëri, një përputhje identike. Sigurisht që Ndrea Prendi nuk u qëllua me gurë. Nuk mund të ekspertojmë grushtin që ia nxiu syrin Ndrea Prendit. Basha ka qenë aty. Hematoma ka ndodhur para se të ndodhin vrasjet, se ai vetë nuk e ka treguar. Ndaj ky është një hetim që duhet ta bëjë SPAK dhe vetëm SPAK. Vetëm ai ka mbrojtjen ligjore për t’i thirrur të gjithë kodoshët e politikës. Vrasjet janë bërë me urdhër. Urdhrin e ka dhënë Ndrea Prendi”, theksoi gazetari./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga