LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anila Hoxha: Ja pse nuk janë zbardhur vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës

2023-01-23 23:10:00, Kronika CNA
Anila Hoxha: Ja pse nuk janë zbardhur vrasjet e Aleks Nikës dhe
Gazetarja Anila Hoxha

Gazetarja Anila Hoxha ka shpjeguar mbrëmjen e sotme arsyen se përse dy vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës në 21 janar 2011, kanë mbetur të pazbardhura.

Hoxha tha në emisionin ?Top Story? se arsyet mund të jenë problemet me viaskat e armëve me të cilat janë qëlluar dy viktimat.

?Janë dy vrasje të pa hetuara dhe të pa zbardhura, vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. E para është kryer një akt ekspertizë në disa shtete, kryesisht edhe në FBI, mbasi kishte probleme me viaskat e armëve. Aleks Visha, i cili ndërroi jetë në Turqi disa ditë pasi u plagos rëndë, në trupin e tij u krye ekspertim sa i takon një viaske dhe nuk u gjet se prej nga ishte qëlluar ai. 

Për këtë arsye Prokuroria e Tiranës kërkoi ndihmën e autoriteteve amerikane. Të cilat nuk arritën të saktësonin se nga cila armë ishte qëlluar i ndjeri Aleks Nika. Ndërsa për sa i takon Hekuran Dedës ai u qëllua me një plumb tejshpues, pra nuk u gjet asnjë gëzhojë. Për këtë arsye nuk u arrit të vërtetohej se cila armë e vrau. Nga ana tjetër nuk është zbardhur as autorësia e gjashtë të plagosurve?, u shpreh gazetarja./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga