LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti me një viktimë në aksin Korçë-Bilisht/ Arrestohet shoferi

2023-05-30 12:13:00, Kronika CNA

Aksidenti me një viktimë në aksin Korçë-Bilisht/

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku ka  humbur jetën 46-vjeçarja me iniciale M.M dhe u plagosën 7 të tjerë.

Policia ka njoftuar se është arestuar A. Sh., 21 vjeç drejtuesi i automjetit tip “Benz”.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë në vijim të veprimeve procedurale arrestuan shtetasin A. Sh., 21 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin H. M., 58 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, dhe si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasja M. M., 46 vjeçe (pasagjere tek automjeti tip “Ford”), dhe janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve shtetasit H. M. dhe A. Sh., si dhe pasagjeret shtetaset L. F., 39 vjeçe, L. B., 49 vjeçe, V. Ç., 52 vjeçe, G. M., 41 vjeçe dhe E. M., 54 vjeçe, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga