LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Thumanë/ 20 vjeçari përplas me makinë të moshuarin

2023-01-22 22:52:00, Kronika CNA
Aksident në Thumanë/ 20 vjeçari përplas me makinë
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:00, në Thumanë.

Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin A. D., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin H. M., 76 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë 76-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga