LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

21 janari/ Artan Hoxha: Kush janë 5 emrat që duhet të shkojnë në SPAK

2023-01-23 21:59:00, Kronika CNA
21 janari/ Artan Hoxha: Kush janë 5 emrat që duhet të
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka treguar emrat e 5 personave që sipas tij duhet të shkojnë në SPAK për të dhënë llogari për 4 vrasjet e ndodhura më 21 janar të 2011-ës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Hoxha tha në një intervistë me Erla Mëhillin  se SPAK duhet të marrë këtë çështje në dorë dhe për të duhet të thërrasë Sali Berishën, Lulzim Bashën, Edi Ramën, Bamir Topin dhe Ina Ramën.

Ai deklaroi se e ka humbur besimin te prokuroria e Tiranës, pasi u shpreh se për 12 vite këta persona nuk janë marrë në pyetje.

“Ne kemi kërkuar që këtë çështje ta marrë SPAK se kemi humbur besimin që prokuroria e Tiranës do ta hetojë. E kam zero besimin, se prokuroria deri tani s’e ka pyetur kurrë Berishën, Bashën, Ramën, Topin, Ina Ramën. Kur s’i ka pyetur për 12 vjet, do t’i pyesë në muajin e parë të vitit të 13? Ndaj unë dhe familjarët e Aleks Nikës, një familje dinjitoze, e vetmja që s’ka pranuara asnjë lek, që nuk e ka këmbyer gjakun e familjarit të tyre me paratë e pushtetit, kur u lodhën duke pritur drejtësi, vendosën të bëjnë këtë zgjedhje. E para ta publikojmë, fakti që i kapëm gafil, që s’i dinte askush. Unë s’doja të njoftohej  as qeveria, as mazhoranca se i kanë prishur hetimet prej 12 vjetësh”, theksoi gazetari./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga