LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

2 orë e 30 gjysmë në policinë e Tiranës/ Artan Hoxha: Audioja është indicie për të shkuar të prova

2023-01-23 21:50:00, Kronika CNA
2 orë e 30 gjysmë në policinë e Tiranës/ Artan Hoxha:
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha është marrë në pyetje për 2 orë e gjysmë në policinë e Tiranës për audio-regjistrimin e 21 janarit.

Hoxha tha në një intervistë me Erla Mëhillin se e kjo audio nuk është provë, por është indicie për të shkuar te prova.

Ai theksoi se e dinte që politika do ta shfrytëzonte, ndërsa u distancua nga kallëzimi i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi.

“Videoja e 21 janarit që unë kam publikuar nuk ishte provë, por indicie që çoi Prokurorinë tek prova, që ishte predha e Agim Llupos në trupin e Ziver Veizit. Në rastin konkret i urdhrave audio nuk është provë, është indicie për të shkuar te prova. Se e kemi gjetur pas 12 vjetësh, nuk është se kisha në xhep dhe se nxora. Unë e dija që politika do ta shfrytëzonte, por që sot kujtohet edhe qeveria të bëjë kallëzim, unë skam lidhje me këtë kallëzim, jam marrë vetëm me familjarët e Aleks Nikës që kanë të drejtë të dinë kush e vrau djalin e tyre”, deklaroi gazetari./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga