Pësojnë rënie monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 29 mars 2024
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...

Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit zbriti në vlerën e 191 milionë eurove, në rënie me 78% krahasuar me vitin 2022.
Edhe tremujori i fundit 2023 rezultoi me një rënie të ndjeshme të deficitit të llogarisë korrente, në vlerën e 232 milionë eurove, afërsisht sa gjysma e deficitit që ishte shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, tremujori i tretë 2023 pati shënuar për herë të parë dhe të vetme një bilanc pozitiv të llogarisë korrente, kryesisht për shkak të prurjeve rekord nga sezoni turistik i vitit të kaluar.
Shërbimet dhe në veçanti turizmi dhanë efektin kryesor në ngushtimin historik të deficitit të llogarisë korrente. Llogaria e jashtme në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e 3.4 miliardë eurove, në rritje me 43% krahasuar me një vit më parë.
Më shumë se gjysma e suficitit në shërbime erdhi nga turizmi. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022.
Kontribut gjithashtu në rritje dha edhe fasoneria. Të ardhurat neto nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët arritën në 770 milionë euro, në rritje me pothuajse 19% krahasuar me një vit më parë.
Vlera e shtuar e shërbimit të përpunimit vazhdon të jetë në rritje, madje ka arritur nivelin më të lartë historik në vitin 2023.
Kontribut pozitiv në bilancin e llogarisë korrente vazhdojnë të japin edhe remitancat. Vitin e kaluar, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 929 milionë eurove, në rritje me 11% krahasuar me një vit më parë.
Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë rimëkëmbur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit.
Inflacioni i lartë dhe rënia e kursit të euros gjatë dy viteve të fundit gjithashtu mund të ketë nxitur rritjen e remitancave, për të mundësuar ruajtjen e fuqisë blerëse të familjeve të varura prej tyre.
Shërbimet dhe remitancat kanë kompensuar në një masë të madhe deficitin tregtar në mallra. Sipas Bankës së Shqipërisë, deficiti në mallra vitin e kaluar arriti në më shumë se 4.5 miliardë euro, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e deficitit në mallra ka qenë ndjeshëm më e ulët në raport me rritjen e suficitit të shërbimeve dhe kjo ka dhënë një ndikim pozitiv në bilancin e llogarisë korrente të vendit.
Për më tepër, vlera rekord e investimeve të huaja direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh, e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Kjo tregon se flukset valutore hyrëse në ekonomi kanë qenë më të mëdha se ato dalëse.
Përmirësimi i Bilancit të Pagesave ka ndikuar edhe në forcimin rekord të lekut në kursin e këmbimit. Kursi euro-lek shënoi një rënie vjetore prej 9% në fund të vitit 2023, ndërsa gjatë sezonit veror rënia vjetore e kursit arriti në më shumë se 14%, shumë afër kufirit të 100 lekëve. /Monitor
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
The month of February has not been good for savings deposi...
The "Railway Transport" program had 4.1 billion ALL of...
While in Tirana, the prices of greens and vegetables in Fe...
Today, March 28, 2024, in the foreign exchange market, the...
The exchange rate of the euro against the lek marked a...
The money that immigrants send to their family members...
Nga data 5 prill 2024, tre bashki që furnizohen me ujë nga...
Sot, më 27 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
The lack of market and the selling price of wheat below co...
After double-digit growth in 2022, the pace of volume sale...
Employment indicators in the last 3 months of 2023 reveale...
Today, on March 26, 2024, in the foreign exchange market, ...
The net income of the Albanian economy from tourism last y...
Vitin e kaluar, stoku i borxhit publik ka pësuar ulje ...
The cycle of rising interest rates has improved pension fu...
Today, on March 25, 2024, in the foreign exchange mark...
Today, March 24, 2024, in the foreign exchange market, the...
The credit rating agency "Standard & Poors", (S&P), on...
Today, on March 23, 2024, in the foreign exchange mark...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...