LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet se kush e vrau Xhulio Prelën, zbardhet dosja e gjykatës, mesazhe anonime tek shefi i policisë

2023-09-25 11:30:00, Aktualitet CNA

 

Zbulohet se kush e vrau Xhulio Prelën, zbardhet dosja e gjykatës,

Pas hetimeve ka rezultuar se vrasja e Xhulio Prelës, punonjësi i Policisë së Shtetit me detyrë efektiv në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, është kryer nga Brilant Martinaj. Ky i fundit është vrarë në atentatin e Fushë-Krujës. 

Në këtë konkluzion kanë dalë tre gjyqtarët e Lezhës, Eva Hysko, Alda Sadiku dhe Olti Skrame, të cilët fiks një vit pas vrasjes së Briland Martinajt në masakrën e mbikalimit të Fushë-Krujës. 

Në vendin e gjykatës së Lezhës me 41 faqe, e cila në 13 korrik 2023, deklaroi të pafajshëm Redion Hysën, të akuzuarin kryesor të prokurorisë si autor i vrasjes së Xhulio Prelës dhe kanosjes me armë të Gjok Malaj, ka qenë Brilant Martinaj. 

Në të njëjtin vendim, dy nga 3 gjyqtarët e çështjes, vendosin të dënojnë me 3 vjet e 6 muaj burgim shokun e Briland Martinaj, Nikoll Shërrniku, (Çeri), i cili në proces gjyqësor akuzohej për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Aktualisht prokuroria e Lezhës ka apeluar vendimin duke kërkuar në Apelin Tiranë, dënimin me 20 vjet heqje lirie të Redion Hysës.

 

Lajmet e fundit nga