LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tregojini shqiptarëve të vërtetën e luftës”/ Murrizi: Dy fjalë për mashtruesit ordinerë

2022-11-29 16:47:00, Aktualitet CNA
“Tregojini shqiptarëve të vërtetën e
Ish-deputeti Myslim Murrizi

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një reagim të ashpër ndaj politikës për të vërtetën e luftës dhe për numrin e dëshmorëve.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai i bën thirje atyre që i cilëson si ‘mashtrues ordinerë’ të mos mashtrojnë shqiptarët me historinë e luftës.

Ai deklaron se nuk duhet të gënjehet me numrin e dëshmorëve, pasi pretendon se shifrat e artikuluara nga politika janë ndryshe nga ato që ka dokumentuar historia.

Statusi i plotë:

Dy fjalë për mashtruesit ordinerë që prej 78 vitesh mashtrojnë me historinë e luftës dhe numrin e dëshmorëve.

Që të jesh veteran dhe me shall të kuq në qafë tek varrezat, duhet të jesh minimalisht 94 vjeç që të kesh qenë 16 vjeç në vitin 1944.

Prandaj kur shoh palaço që kanë lindur në komunizëm si mender veteranë më vjen pështirë.

Më kanë “humbur” dëshmoret e rrethit tim!!!

Dy fjalë për “luftën”, për “28 mijë dëshmorët”, për ata me shall të kuq dhe hipokritët me kollare që hanë “djathtas” e ju qanë zemra majtas.

Them “djathtas”, por në fakt në Shqipëri e gjithë politika pothuajse vjen nga e majta dhe PPSH.

Ata që nuk vijnë nga ajo tufë, apo nuk kanë dalë nga ajo derë, shihen akoma si “armiq” e luftohen njëlloj politikisht, si deri në vitin 1990, por mungon pushkatimi fizik dhe interrnimi.

Së pari, unë nuk i përkas atij soji që krekosen para kamerave duke na thënë se ndjehen krenarë pse janë bij komunistësh.

Me sinqeritet e them, që ndjehem shumë krenar që nuk jam i lindur nga prindër komunistë.

Si njeri i lirë, si qytetar dhe si demokrat, nuk ndjehem kurrë me “faj”, pse nuk kam patur babanë apo nënën komuniste, përkundrazi shumë i lumtur dhe i çlirët.

Më duket se vazhdon akoma një farë “krenarie” nga pasardhësit e komunistëve, se i kam parë jo rrallë kohet e fundit të mburren pse janë bij komunistësh.

Dhe mendojnë akoma për pjesën tjetër që nuk e kanë këtë “fat”, se janë “armiq”, “kulakë” e të deklasuar me biografi të “keqe”.

Nisur nga faktet e pa kundërshtueshme, zyrtare të historisë reale, jo të historisë së “partizanëve trima”, rezultojnë  të vrarë në Shqipëri gjatë viteve të luftës pra 1939-29 nëntor 1944 gjithsej: 314  italianë dhe 123 gjermanë.

Këto shifra të konfirmuara edhe nga vetë ambasadat e shteteve italiane dhe gjermane.

Nëse dikush ka shifra të tjera, por jo nga ato të kinostudios ku një “partizan” tek filmi Prita (Sulo i Shanikos), vrau njëmijë gjermanë, le t’i nxjeri.

Nisur dhe nga libri i rrallë dhe i shkëlqyer i mikut tim z Erald Kapri “Sekretet e Luftës”, doja të thoja dy fjalë, për të gjithë ato me shall të kuq, apo me kollare, që nxitojne tek varrezat, çdo 5 maj, apo 28-29 Nëntor, sipas kohës, me kurora në dorë.

Disa se ua do puna, e disa se me atë kurorë mbajnë vendin e punës.

Nuk kam asgjë me të ndjerët që realisht askush nuk e di ekzakt se sa kanë qenë???

Flas për ato që janë vrarë, pa vrarë asnjë shqiptar.

Se për sojin e vrasësve mercenarë e kriminelë që vranë e pushkatuan shqiptarë për karrigen e tyre nga viti 1941, dhe deri në vitin 1991, ndjej neveri e përbuzje.

Njëlloj ndjej neveri e përçmim, edhe për çdo hipokrit me kollare apo me shall të kuq, që pas 8 dhjetorit 1990, e deri më sot, përkulet para atyre që vranë 8 mijë shqiptarë, e internuan, torturuan burgosën e dënuan, qindra mijëra të pafajshëm.

Se deri më 8 dhjetor duhej të merrje “vizë” për të vënë kurorë.

Shifrat flasin më shumë se qindra filma, e mijëra gënjeshtra e pallavra të thëna deri më sot.

Pra 314 italianë dhe 123 gjermanë bëjnë gjithsej 437 "armiq".

Këta 437 “armiq” na i paskan  vrarë 28000 mijë partizanët tanë “trima”???

Po i bie që një "armik" të ketë vrarë 70 partizanë???

Po në histori na kanë thënë ndryshe???

Po këta paskan qenë spurdhiakë jo trima.

Apo ja kanë futur kot me numrin???

Unë mendoj që aq “trima” sa kanë qenë partizanët  tanë, patjetër që çdo partizan i ka vrarë të paktën dy armiq.

Flas për “partizan” normal, se po të kenë qenë si “Sulo” i filmit Prita, duhet të kishin shuar të gjithë Gjermaninë!!!

Kështu që ne duhet të kemi gjithsej 219 dëshmorë.

Po 27781 të tjerët ku në të sëmës i gjetën????

Shqipëria në 1944 ka qenë rreth 1 milion banorë, pra i bie që për çdo 36 banorë të ketë një dëshmor.

A mundet të jetë e vërtetë kjo shifër???

Shqipëria sot ka 5200 qendra votimi. I bie që për çdo qendër votimi të jenë vrarë 5.6 partizanë.

Sikur nuk dalin llogaritë???

Nejse për rrethet e tjera që kanë qenë me partishmëri të lartë unë nuk kam të drejtë të flas.

Por rrethi i Lushnjës ka 228 qendra votimi, dhe sipas kësaj llogarie duhet të ketë 1227 dëshmorë.

A mi gjeni dot emrat???

Ftoj çdo qytetar të gjejë emrat e 5.6 dëshmorëve të qendrës së  tij të votimit.

Ftoj çdo hipokrit, me shall të kuq apo kollare, të mos na shesë më hipokrizinë si realitet.

More ordinary frauds.

You tell Albanians who are not like you, and do not look like you, the truth of the "war"./ BA - CNA.al

Lajmet e fundit nga