web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SKANDALI me One Albania/ Qytetarët nënshkruajnë kontratë, po nuk marrin shërbim

2024-02-06 13:50:00, Aktualitet CNA
SKANDALI me One Albania/ Qytetarët nënshkruajnë kontratë, po
Foto ilustruese

Kompania One Albania, pas dhjetëra rasteve që ka lënë pa shërbim abonentët telefonikë, të cilët edhe pse paguajnë oferat nuk marrin shërbim, ka filluar që të lërë pa internet në banesë dhjetëra qytetarë. 

Sot, ka mbërritur në redaksinë e CNA një denoncim, ku theksohet se pse prej disa muajsh ka firmosur kontratën me kompaninë One Albania për internet me fiber dhe ende nuk ka marrë shërbimin nga kjo kompani.

Qytetari shprehet se nga kompania ende nuk ka marrë asnjë sqarim. 

Kjo situatë kërkon menjëherë reagimin e autoriteteve, pasi qytetarët u merren lekë dhe nuk marrin dot shërbim.

Nuk dihet ende se ku qëndron me saktësi problemi, por nuk janë të pakta reagimet në lidhje më këtë problem./CNA 

 





Lajmet e fundit nga