Publishing the Language and Literature thesis on social networks/Graduate student is expelled
After the launch of the Albanian Language and Literature t...
After the launch of the Albanian Language and Literature t...

Po ta dinin që 7 Marsi 1887, i cili shënon hapjen e Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, do të mbetej në histori si festa e mësuesit, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi etj., do të ndiheshin të nderuar si mësues të devotshëm.
Por që kjo ‘festë’ do komercializohej aq shumë, sa një ‘faleminderit’ do zëvendësohet me dhurata të çmuara, nuk do t’ua kishte marrë mendja kurrë.
Tashmë, 137 vite më vonë, ndikimi i tregut e ka shndërruar gradualisht këtë ditë të shënuar në një ‘spektakël’, më shumë të lidhur me tregtinë dhe konsumin sesa me kuptimin origjinal.
Në një kohë kur rrjetet sociale dhe mediat krijojnë presion për të festuar me shumë shfaqje dhe shpenzime, 7 dhe 8 Marsi në Shqipëri tashmë janë transformuar në një ditë që përfaqëson një kthesë nga tradita e përshëndetjes personale dhe dashurisë ndaj rolit të mësuesit dhe nënës, në ditë të përqendruar në blerje dhe shpenzime masive.
Në këtë kontekst, është e rëndësishme të shohim në detaje se si këto ditë të shënuara po evoluojnë, duke u bërë pjesë e një realiteti të ri, të një shoqërie ku konsumi dhe tregtia kanë një peshë të rëndësishme.
Në një vëzhgim në treg, përveç dhuratave tradicionale si lule, bizhuteri e aksesorë, kanë nisur dhe forma të tjera të dhuratave. Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë një sërë mjetesh për dhënien dhe marrjen e dhuratave, si kuponat elektronikë, karta për blerje etj.
Në biseda të ndryshme me prindër në disa shkolla në kryeqytet, raportohet se disa prindër kanë dhuruar edhe para për mësuesit. Të tjera organizime përfshijnë edhe udhëtime jashtë shtetit për to.
Gama e dhuratave të tjera të konsideruara janë: libra apo kuponë për blerje librash në vlerë 2000-3000 lekë; bizhuteri që nisin nga 2500 deri në aksesorë prej ari që arrijnë 20 mijë lekë; tufa lulesh prej 1500-3500 lekë, shpesh të shoqëruara e me një zarf me vlera monetare ose një dhuratë tjetër simbolike; forma grumbullimi parash që dhurata të blihet e përbashkët, ku shuma që kontribuonte secili nxënës ishte 1000-1500; kuponë në dyqane të caktuar qoftë aksesorësh, por edhe të orendive shtëpiake; udhëtime, kryesisht brenda vendit, në destinacione të afërta me pagesë hoteli etj. Te format e tjera të dhuratave përfshihen: parfume ose paketime në formë setesh kozmetike, që nis nga 2500 lekë. Gjithashtu, artikuj mode si çanta elegante, portofola, syze dielli ose rripa janë ndër format e tjera të dhuratave individuale që bëhen në 7 mars, vlera e të cilave nis nga 2000 lekë.

Komercializimi i “dhënies së dhuratave” është bërë një problem kaq i madh social, saqë disa prindër ‘ankohen’ që humbi vlera e vërtetë e ditës, që një dhuratë modeste për vlerësimin e përkushtimit të mësimdhënies nuk ekziston më.
Sipas tyre, ka figura mësuesish modestë dhe të pacenuar nga ky fenomen, por janë presionet sociale që të mos mbetet fëmija jashtë rryme, që i nxit të jenë pjesë e këtij komercializimit.
Kjo datë është shndërruar në një "garë sociale” që ushtron presion mbi fëmijët dhe prindërit, duke ekspozuar dallimet financiare midis shokëve të klasës dhe duke çuar në përplasje midis prindërve për qëndrimet ndaj dhuratave të papërshtatshme dhe përballueshmërisë për t’i ofruar ato./ Monitor.al
Today, March 7, 2024, in the foreign exchange market, the ...
Any individual who rents out rooms, apartments or vill...
Today, March 6, 2024, in the foreign exchange market, the ...
Our country allocates much less funds from the general bud...
Today, March 5, 2024, in the foreign exchange market, the ...
If there is one business that has been doing well in recen...
Today, on March 4, 2024, in the foreign exchange market, t...
The country's economy has accelerated growth rates after t...
Months after the end of last year's tourist season, consum...
Apartment prices in Tirana are only getting more expensive...
Today, March 3, 2024, in the foreign exchange market, the ...
Gazetari Klodian Tomori ka komentuar deklaratat e ish-mini...
Sot, më 2 mars 2024, në tregun valutor dollari amerika...
IRS (Autoriteti Tatimor i Shteteve të Bashkuara të Ame...
Today, on March 1, 2024, in the foreign exchange market, t...
Sasitë e importeve të produkteve farmaceutike panë rritje ...
About 15 million euros will be financed for the implem...
Today, February 29, 2024, in the foreign exchange market, ...
Deposits have significantly accelerated the upward tre...
Today, on February 28, 2024, in the foreign exchange marke...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the murder that occurre...
The State Police has revealed details from the operation i...
A serious road accident occurred this morning on the Vlora...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Just two days after the early parliamentary elections were...
In 2025, 65 conflicts involving at least one state were re...
Historiani i njohur amerikan Gordon S. Wood, fitues i çmim...
Germany and France finally ended the joint project to deve...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...