LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfehet Saimir Korreshi/ Si u njoh me bashkëshorten

2022-11-29 19:36:00, Aktualitet CNA
Rrëfehet Saimir Korreshi/ Si u njoh me bashkëshorten
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është rrëfyer për jetën e tij personale, jashtë asaj politike. Korreshi tregoi në emisionin “FitStation” se si u njoh me bashkëshorten.

Ai zbuloi se ka qenë një mik u përbashkët që i ka prezantuar dhe më pas ata kanë shkëmbyer telefonata dhe mesazhe derisa vendosën që ta zyrtarizonin lidhjen.

“Ne jemi njohur nëpërmjet një miku tonë të përbashkët, na prezantoi, aty filloi çdo gjë dhe më pas vazhduan telefonatat, mesazhet deri te lidhja përfundimtare. Sot ne jemi prindër dhe ajo mërzitet me mua se punon me vajzën tonë shumë dhe unë vi ja prish të gjitha planet pasi e përkëdhel vajzën shumë. Ne gjithashtu jemi në pritje të një djali, por vajza më ka falur shumë dashuri”, theksoi ai./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga