web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Robin Hood-i” i lagjes i viteve ‘90/ Kush ishte i “forti” i Tiranës, i dënuar në burgun famëkeq për vjedhjen e kalit

2024-02-15 11:54:00, Aktualitet CNA

“Robin Hood-i” i lagjes i viteve ‘90/ Kush ishte i

Gazmend Muça është një nga emrat e parë e të fortëve në vitet ’90 në Tiranë.

Muça njihej për pasionin e tij për kuajt dhe është dënuar me burg në kohën e monizimit pasi kishte vjedhur një kalë.

 “Më vonë u morr vesh që ky djalë kishte përfunduar në qeli. Kishte marrë një kalë në një fermë në Sauk. E kishte si hobi të tij kalin. Kishte shkuar te ferma Gjergj Dimitrovi merrnin nga një kalë dhe bënin xhiro nëpër Tiranë dhe i kthente kuajt. Por çfarë ndodhi një ditë te Rruga e Elbasanit kali i tij rrëshqet dhe bie në rrugë dhe e shtyp një makinë dhe ngordh kali. Këtu atë e arrestuan dhe e dënuan dhe ka qenë në burgun e Spacit” u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

Më tej gazetari tregon se pas daljes nga burgu i Spaçit, një nga burgjet me famëkqinj, Gazit iu dha nëj emër i ri që tregonte fuqin dhe pushtetin që kishte ai në Tiranën e viteve ’90. Emri i tij përhapte kudo terror dhe frikë dhe respektohej në lagje.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregon se Me paratë që grabiste nga bizneset dhe gjobat që u vendoste ai ndihmonte shpesh të varfërit duke u kthyer në Robin Hood-in e lagjes.

 “Atje ai e forcoi atë pjesën të të qenit i fortë i Tiranës. Pas viteve 90 rrëzimi i komunizmit, dalja e tij nga burgu i Spaçit atij i dha një emër të ri dhe në të gjithë lagjen mbi rrugën Bardhyl dhe nënë të ai ishte Gaz Muça i forti i lagjes.

Ndihmonte të varfrit ishte bërë një Robin Hood në atë kohë dhe ju merrte këtyre tregtarëve , kaloriferët sapo kishin ardhur ua merrte dhe i shpërndante në lagje. U bë problem për biznesin e vogël në atë kohë, po ashtu edhe me gjobat që kishin filluar të vinin, droga s’kishte ardhur akoma”- u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

“Gazmend Muça ishte i famshëm në bllokun e pallateve të veta ku banonte dhe në Tiranë. Ai ishte një llojë Robin Hood pra ishte ndryshe nga kriminelët sot që ne e vizatojmë që di të vrasë e të presë. Nuk e kishte mendjen Gaz Muça të vriste e të priste ai kishte mendje të shprehte fuqinë e tij fizike dhe pamjen” vijoi më tej Roland Qafoku.

Rrëfimi për ngritjen e të fortit të Tiranës

Gazmend Muça ishte i forti të fortëve të Tiranës dhe zotëronte dy nga lagjet më të rrezikshme të asaj kohe që ishin në zonën e Rrugës Bardhyl dhe zonën te ish Restorant Durrësi.

Në këto dy lagje u krijuan grupet e para të forta të Tiranës që ishin në rivalitet mes tyre. Grupet kryesoheshin nga Gaz Muça i Rrugës Bardhyl dhe Naim Zyberi i ish restortant Durrësit.

 “Ishin dy fenomene të dy lagjeve, që në lagjet e tyre ishin të parët kuptohet që gjelat e lagjeve do të shkonin në përplasje dhe përplasja ishte fatale”– u shpreh Shkëlqim Hajdari, ish-prokuror.

“Unë e kisha parë vetë Gazmend Muçën hipur mbi një kalë dhe që ecte rrugëve, mes rrugës Bardhyl dhe rrugës së spitaleve. Bashkë me moshatarët e mi thoshim ç’është ky djalë simatik i bukur i pashëm dhe që ecte serbes dhe si bënte syri tërrc”- u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

Sipas dëshmive të atyre që kanë jetuar zhvillimet e asaj periudhe tranzicioni, Tirana e viteve të para nuk kishte banda të mirëfillta, por grupe “të fortësh” me autoritet brenda lagjeve të tyre. Disa të ashtuquajtur “gangësterë” të parë të demokracisë, nisën të mbledhin rreth vetes djem problematik për të krijuar grupet e tyre. Këto formacione shoqërore, më shumë kishin si qëllim që të tregonin “burrërinë”, forcën e tyre, sesa të merreshin me trafiqe apo krime të sofistikuara.

“Unë e them edhe sot që Gaz Muça nuk mund të ishte bandë për Shqipërinë e asaj kohe. Ai pas 20 viteve mund të bëhej bandë por ky është hamendësim. Tirana funksiononte me të fortët e lagjes dhe çdo lagje kishte të fortët e saj dhe Gaz Muça ishte më i forti i të fortëve”– u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

“Nuk mund të quheshin organizata kriminale në atë kohë ishin thjeshtë grupime deri në ‘90 quheshin për akte vagabondash e pastaj filluan të ishin grupe me veprimatri kriminale në bashkëpunim e pastaj u bënë grupe të strukturuara e pas viteve 2000 këto mund të quhen organizata të mirëfillta kriminale”– u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço./ CNA





Lajmet e fundit nga