LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama reagon për Hysenbelliun/

2022-12-04 17:11:00, Aktualitet CNA
Rama reagon për Hysenbelliun/
Edi Rama, irfan Hysenbelliu

Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me shmebjen e ndërtimimin pa leje të “Prestige Resort”.

Përmes një statusi në Tëitter, rama shprehet se kjo nuk është një luftë ndaj medias, por fundi i një historia mizerabël pa leje.

Më tej ai theksoi se deri tani janë 15 vendime konfiksimi dhe se kontrollet vazhdojnë.

"Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!

Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median. Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi!Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj! Janë deri tani 15 vendime konfiskimi. Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë. Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimit. Të tjerat janë llogje pa lidhje!"- shkruan Rama. 

Lajmet e fundit nga