LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse nuk arrestohen Meta dhe Berisha?/ Rama merr në mbrojtje Krajën: Nuk bëhen punët me sustë

2022-12-04 13:01:00, Aktualitet CNA
Pse nuk arrestohen Meta dhe Berisha?/ Rama merr në mbrojtje Krajën:
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve me “spec” nga ndjekësit e tij dhe gazetarët përmes rrjeteve sociale. Një nga pyetjet me “spec” ishte dhe pse SPAK-u nuk po arreston Ilir Metën apo kreun e PD-së, Sali Berisha.

Kryeministri që dikur e sulmonte dhe kërcënonte SPAK-un dhe kreun Arben Kraja, sot e ka marrë në mbrojtje duke thënë se nuk duhet hedhur baltë apo mohuar puna e SPAK-ut apo drejtuesve aktualë të tij.

“E kuptoj shumë mirë dhe jam pjesë e të frustruarëve për punët e SPAK-ut, por nuk mund të shkohet as te mohimi i SPAK-ut dhe hedhja e baltës, apo mbi drejtuesit aktualë. Nuk janë gjëra që bëhen me sustë. Dhe do isha mirënjohës që çështjet e këtyre personazheve të mos më vijnë mua para sikur kanë të bëjnë me mua. Kryeministri nuk arreston, nuk dënon nuk heton. Se po të ishte kështu unë do të isha i pushkatuar me kohë dhe nuk do të kisha pasur mundësi të pushkatoja”, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga