LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Primaret-Prençi ngre shqetësimin: Në lista mungojnë emrat e votuesve

2022-12-04 14:27:00, Aktualitet CNA
Primaret-Prençi ngre shqetësimin: Në lista mungojnë emrat
Kandidati i Primareve për Bashkinë e Kamzës, Shemsi Prençi

Kandidati i Primareve për Bashkinë e Kamzës, Shemsi Prençi, ka ngritur shqetësimin rreth problematikës me listat e votimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Prençi shkruan se mbi 50% e anëtarësisë nuk e kanë pasur emrin në listat e votimit.

Sipas tij ka lista në të cilat emri i një personi rezulton mbi 2 herë. Në këto kushte Prençi thotë se nuk e njeh këtë proces.

Të nderuar demokrat të bashkisë Kamez-Paskuqan !

Me keqardhje ju njoftoj se po konstatojmë se në listat zgjedhore të Primareve ka më shumë anëtar dhe drejtues të strukturave të Partisë Socialiste se anëtar dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike.

Mbi 50%  e anëtarsisë së Partisë Demokratike nuk kanë emrin në listat e votimit.

Madje rezulton se nuk kanë emrin në listat e votimit as Kryetari i Forumit Rinor te PD, Z. Françesko Muça dhe N/ Kryetari e anëtarët e Kryesisë dhe drejtuesit e Grupseksioneve e seksioneve të PD.

Gjithashtu në listat e votuesve përsëriten emrat e votuesve nga 2,3, 4 herë një person e që nuk ka lidhje fare me PD.

Një situatë të tillë e kemi konstatuar në grup duke mbikqyrur procesin së bashku me dy kandidatet e tjerë Arjan Hoxha dhe Asllan Dogjani si dhe Kryetari i PD Kamez Arben Muja e Sekretari Gjovalin Pali.

Në këto kushte anarkie dhe për të mos u bërë pjesë e kësaj katraure zgjedhor bëj publike:

Mos njohjen e këtij procesi zgjedhor! Gjithashtu i kërkoj Partisë Demokratike të Shqipërisë përseritjen  e Procesit të Primareve, duke respektuar Statutin e PD dhe udhëzimet e saj në lidhje me Primaret i bindur se vetëm kështu do realizojme një proces Primareve në Parti pa lista të konsoliduara dhe të shpallura 5 ditë para votimit.

Lista e votuesve me Demokratet jashtë liste ka mberritur ne PD Kamez vetem sot me dt. 04 Dhjetor 2022 në ora 07:00.

Duke dëgjuar protesten e anëtarëve dhe drejtuesve te strukturave në 19 Grupseksionet e Partisë Demokratike Dega Kamëz jam i bindur në mos njohjen e këtij procesi denigrues për Demokratët e bashkisë Kamëz.

The cause of the Democrats is not to produce a candidate, but to strengthen and unite to face the Rama-Rilindja regime with dignity. May 14, 2023 and to return the stronghold to the Democrats and the Kamez Municipality to the citizens.

Gratitude and respect for the democrats of Kamza and Paskuqani.

Long live the Democratic Party of Albania", writes Prençi on social networks./ CNA.al

Primaret-Prençi ngre shqetësimin: Në lista mungojnë emrat

Lajmet e fundit nga