
Today, the international competition "Tiranathlon"/ This is how traffic will be diverted in the capital
"Tiranathlon" returns today to the capital for the third y...
Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë edhe në komunën e Roshanos, ku u takua me autoritetet vendore të komunës si dhe rajonit të Abrucos, me përfaqësues të komunitetit arbëresh të Roshanos, por edhe me diasporën e re shqiptare të vendosur aty në tre dekadat e fundit. Në këtë takim, Presidenti Begaj u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Roshanos, Dr. Simone Palozo.
Në fjalën e mbajtur, Presidenti Begaj vlerësoi përkushtimin e komunitetit arbëresh të Vila Badesës, që kanë ditur të ruajnë gjuhën, kulturën, traditat e të parëve.
“Shumë faleminderit për këtë mikpritje të ngrohtë e vëllazërore që organizuat me rastin e ardhjes time në Vila Badesa, dhe për më tepër të organizuar në këtë Kishë simbol të arbëreshëve dhe krenarie për çdo shqiptar,” tha në fjalën e tij Presidenti Begaj. Duke folur për atmosferën familjare që çdo shqiptar përjeton në Vila Badesa,
Presidenti Begaj tha se: “Sheshi, kisha, rrugët, busti i Kryezotit të Arbërit, shtëpitë, gatimi – të gjitha rrezatojnë trashëgiminë tuaj arbërore dhe për këtë ju jemi vërtet mirënjohës.”
Presidenti u ndal dhe tek takimi me Presidentin Mattarella, duke nënvizuar se: “Ju siguroj se një pjesë të rëndësishme të takimit me Presidentin Mattarella, ju kushtua vëmendjes ndaj arbëreshëve, për të cilën ju siguroj se ai kishte një respekt të jashtëzakonshëm, dhe lamë të zhvillojmë projekte të përbashkëta në interes të arbëreshëve. Në kushtet e sotshme, duhet të bëjmë akoma më shumë, që gjuha arbëreshe, traditat unikale fetare, të ruhen e trashëgohen edhe tek brezat e ardhshëm.”
Kreu i Shtetit falenderoi autoritetet e rajonit të Abrucos për ndihmën që i kanë dhënë përherë diasporës shqiptare që të integrohet në shoqërinë italiane.
“Praktikisht në Itali jetojnë më shumë se gjysëm milioni shqiptarë, të cilët janë pjesë e shoqërisë italiane, shumë mirë të integruar në këtë shoqëri,” - tha Presidenti Begaj. Arbëreshët po ashtu edhe shqiptarët e ardhur pas viteve ’90, asnjëherë nuk kanë qenë të rrezikuar nga asimilimi i gjuhës së tyre apo traditat e tyre. Presidenti shprehu gëzimin e tij që tashmë në këshillat komunalë ka shqiptarë të zgjedhur, si dhe që në Peskara ishte hapur për herë të parë një shkollë shqipe.
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj vizitoi gjithashtu dhe qytetin e Kietit, ku u prit nga autoritetet lokale, ndër të cilët Kryetari i Bashkisë të Kietit, Diego Ferrara, Presidenti i Provincës së Kietit, Francesco Menna, Prefekti i Chietit, Mario Della Cioppa etj.
Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, Presidenti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që i është dhënë shqiptarëve për t’u integruar në Itali, por edhe në ndihmesën që i është dhënë Shqipërisë në proceset integruese.
Kreu i Shtetit vuri në dukje gjithashtu ndihmën e qendrës spitalore të Kietit dhe Provincës së Kietit, në trajtimin e fëmijëve dhe pacientëve shqiptarë, veçanërisht në repartin e hematologjisë.
Në fund të takimeve të tij, Presidenti kërkoi që komuniteti shqiptar i vjetër dhe i ri në Itali, ashtu sikundër dhe komuniteti Italian në Shqipëri, të vazhdojnë të jenë një urë lidhëse e fortë mes Shqipërisë dhe Italisë./CNA.al
"Tiranathlon" returns today to the capital for the third y...
Former Foreign Minister and historian Paskal Milo said tha...
The European Commission has reacted to the arrest of the m...
PDIU i është drejtuar KAS-it me një ankesë në lidhje me ve...
Prime Minister Edi Rama has been harsh with the Mayor ...
Prime Minister Edi Rama has highlighted one of the big...
Prime Minister Edi Rama in his podcast, the next guest was...
Deklarata e Kryeminstrit Rama dy ditë më parë për rishikim...
Villas of Lulzim Basha are one of the most denounced i...
NATO has reacted in relation to the police action carr...
Prime Minister Edi Rama, in a meeting with students in Vlo...
As part of the two-day official visit to Italy, the Pr...
The economy expert, Pano Soko, in a statement for CNA,...
The Albanians of North Macedonia, their state-forming ...
The Administrative Court overturned the decision of the Co...
Gazment Bardhi ka "mbërthyer" kreun e SPAK, Altin Dumanin ...
The head of SPAK, Altin Dumani, while reporting the an...
Former Prime Minister Sali Berisha continued with the denu...
The head of SPAK, Altin Dumani, is reporting to the Law Co...
Deputy Jorida Tabaku has called on the parliament to meet to...
The affair of the incinerators also affected the media...
The Democratic Party denounced this Saturday that the Mini...
The village of Lin is one of the most picturesque in Alban...
The affair of the incinerators has not only gone throu...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
The High Prosecution Council accepted the proposal of the ...
The criminalistics expert, Ervin Karamuço, has made st...
An elderly woman fell into the Devoll river, just a few mi...
Three cult objects (teqe) have been stolen during the ...
The Tirana police arrested a 23-year-old man with the ...
Doctors warn that thousands of women are at risk from ...
This weekend, our country will be affected by stable w...
For today, our country will be affected by relatively ...
Adults, parents and teachers, you who have and are in cont...
The Kosovo Police, in the continuation of the implementati...
Pope Francis named 21 new cardinals in a ceremony in S...
A new analysis has identified the oldest sandals ever disc...
The Smithsonian National Zoo is organizing festive activit...
The writer and professor, Sadik Bejko, has given a message...
55 works of 42 Albanian painters that are part of the fund...
The much talked about film "In the Frame of Love", where t...
The well-known writer Besnik Mustafaj celebrates his 65th ...
Today, on September 30, 2023, the US dollar is bought ...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
The government this Thursday has approved the ratifica...
The new national strategy for Scientific Research, Tec...