LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Portret i paautorizuar/ Avni Delvina, gladiatori i betejave të grafikës digjitale

2022-11-29 13:37:00, Aktualitet Albert Vataj

Portret i paautorizuar/ Avni Delvina, gladiatori i betejave të

Të gjithë zgjedhin një armë për të luftuar, në një betejë të çdoditshme me papajtueshmërinë dhe synimet motivuese për të reaguar fuqishëm ndaj problemeve, të keqes, në një tashmëri që zotërit e pushtetit i kanë lejuar veten, të jenë zotër të gjithçkaje, madje edhe atyre, të cilat Avni Delvina i denoncon dhe përpiqet t’i luftojë me një fuqi që vetëm arti zotëron.

Arma e tij, grafika digjitale, pak e njohur dhe aspak e trajtuar prej qëmtimit tonë rreth qasjeve inovative, është një armë e sofistikuar dhe efikase, është një metodologji origjinale e një kapaciteti mbreslënës artistik dhe intelektual.

Ndoshta jo të gjitha betejat që ai ka ndërmarrë, e kanë shpallur atë fitues, por kam bindjen që për të me rëndësi është të luftojë dhëmb për dhëmb, me çdo lëndim e lëngim, pa kërkuar të pranojë komoditetin e rehatisë së indiferencës, që i’a mundësojnë kushtet, por nuk i’a toleron gjaku.

Portret i paautorizuar/ Avni Delvina, gladiatori i betejave të

Ai gjak që shkroi faqe lavdie në historinë e këtij kombi, ai gjak që u kalit nëpër Golgotat e Gulakut komunist, ai gjak e ysht atë, e ngas trazimshëm në zgjim, e ndez dhe e motivon.

Fushëbetejat e tij janë pa caqe gjeografikë as politik, ideologjik dhe botëkuptimor. Për të çdo sëmbim, çdo plagë, çdo gjësend që shfaqet me një synim të keq është një arsye për t’iu kundërvënë, meriton një shpirt krijues për t’i shpallur luftë.

Betejat e tij artistike, kah tashmëria e kohjeve të zemërimta, kulmuan me Teatrin, me një prej beteja më të qenësishme, e cila shpërfaqi barbarë me një etje shkatërrimi dhe të mundur që ende besojnë te kauza e madhe e të drejtës.

Asokohja artktrijuese e Avni Delvinës ishte një zë i gjëmimshëm që tronditi nga themelet një shoqëri apatike dhe i rrëfeu botës së qytetëruar, se vandalët e pushtetshëm nuk ndalojnë në përmbushjen e kobshmërisë së vet prej nate. Artisti e tha fjalën e tij dhe vullneti që ushqeu u shndërrua në altar, dhe, na mbeti e çfarë tjetër veç të besonim.

Portret i paautorizuar/ Avni Delvina, gladiatori i betejave të

Avni Delvina, është arti që vjen për të kërkuar një vend vlere dhe gjendje adhurimi, beh përmes mendimit dhe idesë së një mjeshtërie të sofistikuar të sarkazmës dhe ironisë kah imazhi, përmes lojës së kolazhit dhe ilustrimit.

Tematika e mjeshtrit të grafikës digjitale është e ushqyer me një qiell të pamatshëm lirie dhe një paskajshmërie ku ngërthen mendimi idenë dhe kompozimin. Kudo, kudo syri dhe shpirti i tij depërton me një etje zjarri, për të kërkuar dhimbje dhe reagim në çdo pikë helmi që pikon, për të gjetur ngulfim e shpërthim në çdo ofshamë e rënkim ankimtar, që rreket ta grimojë tragjiken e të tashmes moderniste me këngët e vajshme të mjerimit.

Ai shpirt artisti tek Avni Delvina, heq dhe vuan, shtrëngon dhëmbët dhe i’a jep britmës, brof në këmbë e turret me tërbim përpara, ngre grushtet më lart se vikamën, thërret nga thellë krijimin dhe vetëtimshëm shkreptin, ndryshe dhe fuqishëm, pa caqe e pa kurrnjë ndalim. Liria tek ai si artist nis dhe skajshmërisë i vë caqe pamatshmërie.

Portret i paautorizuar/ Avni Delvina, gladiatori i betejave të

“Me mirënjohje ndaj veprimtarisë dhe kontributeve të çmuara artistike si piktor i spikatur me vlera dhe merita intelektuale dhe atdhetare, si dhe për forcimin e lidhjeve të gjithanshme, veçanërisht kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në vlerësim të punës së palodhur për ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, si dhe për angazhimin e tij të vyer në radhët e shoqërisë civile, rreth çështjeve me ndjeshmëri të lartë dhe jetike për qytetarët shqiptarë dhe demokracinë tonë” është ky motivacioni me të cilin Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi Avni Delvinën me titullin “Mjeshtër i Madh”. Dikush e pa shpërthimin e supërnovas së tij krijuese. Dikujt i ra në sy kjo panoramë që gjithgjasshmërisë hekakeqe shqiptare i vuri suaz. Po, u dëgjua ai zë. U bekua ai vullnet.

E ndërsa rrekemi të shpërfaqim në gjithë përmasat e tij këtë artisti, na ngasin rrënjët, rrënjët e këtij rrapi të madh. Spariherë, sjellim në vëmendje se Avni Delvina, mban emrin e gjyshit të tij, delegatit të Delvinës dhe Sarandës, pjesë e dërgatës së mëmëdhetarëve në Vlorën e Flamurit, më 28 nëntor 1912, në shpalljen e Mëvetësisë së Shqipërisë.

Portret i paautorizuar/ Avni Delvina, gladiatori i betejave të

Avni Delvina, siç edhe mund ta dini është një nga pasardhësit e familjes së madhe të Sulejman Delvinës, Shefqet Delvinës dhe të Avni Bej Delvinës, familje me vlera të shquara patriotike, që ka kontribuar në mbrojtjen e trojeve tona kombëtare, duke u vendosur gjithmonë në shërbim të kauzave më të rëndësishme të vendit dhe kombit. Kjo panoramë na tregon se ai thjeshtë i përgjigjet thirrjes së gjakut, përmbush vetveten si degëzim i asaj krenarie dhe ndjenje përgjegjësie për kombin për këtë tokë.

E si mund të pajtohet Avni Delvina me tashmërinë e zezonave keqqeverisëse e gjithfarë poshtërsishë e poshtërimesh që tentojnë të zënë një vend zakonshmërie në të sotmen tonë. Jo ai nuk pranon të hesht, nuk bën kompromis, nuk pajtohet me te qëndruarit mënjanë, për asgjë dhe përkundër çdo shpagimi.

Portret i paautorizuar/ Avni Delvina, gladiatori i betejave të

Trashëgimi nga ai prejvjen është për të një barrë dhe përgjegjësi, është një premtim për tu mbajtur dhe një amanet për tu përmbushur. Ndoshta sot nuk është koha dhe vendi i duhur, por ai tregon me vepër se është koha dhe vendi i duhur për të dëshmuar se kjo shqiptari, ky bekim me të cilin jemi shpërblyer, kërkon nga ai dhe nga të gjithë që ta meritojmë.

Rrugëtimi krijues i Avni Delvinës është i gjatë, talenti i tij dhe vlerat spikatin, ngulmi sfidues e ysht atë drejt golgotës së ëndrrës që e grish atë shpirt t’i hidhet krahëve të shtegtimit më 2 korrik 1990, duke gjetur “tokën e premtuar” në atdheun e artistëve të mëdhenj, në Itali. Atje në vendin e marrë borxh ai kërkon të tregojë se ka sjellë me vete jo ikanakun prej një trualli që dëbon, por shpirtin prej një gjeneze që ë thërret në vepra të vlerta.

Delvinës, ju deshën vetëm pak muaj, pas vendosjes në Itali, që të hapte ekspozitën e tij të parë si piktor në Bolonja, jehona e së cilës mbërrin deri te interesi i kritikës së përtejAdriatikut.

Portret i paautorizuar/ Avni Delvina, gladiatori i betejave të

“Një prej tyre ishte Paolo Zauli, i cili i impresionuar nga veprat dhe krijimtaria e piktorit shqiptar, hap një ekspozitë personale, me punime të ndryshme të Avni Delvinës, në galerinë e tij me famë, për të mundësuar që ku ansambël prezantues vlerash ideoestetike të merrte interesin e duhur, sepse trajtesa dhe koloriti, ana kompozicionale dhe teknika, larmishmëria dhe përçimi artistik, meritojnë vërtetë të kenë një vend privilegji në tablonë e madhe të hyjnive të artit.

Masivizimi i rrjeteve sociale, rëndësia që përthith ky shans i teknologjisë së komunikimit e yshtin atë sot e çdo ditë, të ofrohet në realitetin shprehës përmes grafikës digjitale dhe grushtit të paligjshëm që ngrihet.

Portret i paautorizuar/ Avni Delvina, gladiatori i betejave të

Arti i ri tek ai është dimensioni ndryshe i qasjes së pranisë dhe zëshmërisë krijuese. Ai ka hequr dorë, i të të bërit art për art, por i të të shprehurit të shpirtit të tij kryengritës përmes artit.

Sot ai është një gladiator që ndeshet për të fituar lirinë e shpirtit të tij dhe gjithë asaj shpirtjeje të etur për liri dhe të drejtë, dinjitet dhe integritet, virtyt dhe përkorje. Ai në këtë epje i përgjigjet një shpirti që plekset në rrënjët e atij trualli, ku gjaku i tij e thërret më zë kushtrues. Ai ka artin armë dhe shpirtin gjëmim, ka talentin sqimë dhe penelin shpat vetëtime që shkrep hirshëm dhe gjëmimshëm.

Grafikat digjitale të Avni Delvinës është shpalimi më i dinjitetshëm i një lufte pa kompromis, pa caqe, por me një thellësi e qartësi mendimi, ide dhe mesazh, që u drejtohet të gjithëve për ato vlera që janë të njëjta për të gjithë dhe kërcënimi i tyre është një zezonë që nuk kursen askënd./CNA.al

Lajmet e fundit nga