LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk refuzojmë protestat por rendi dhe siguria janë prioritare”/ Rrumbullaku flet për blindimin e Tiranës me 6 dhjetor

2022-12-03 11:49:00, Aktualitet CNA

“Nuk refuzojmë protestat por rendi dhe siguria janë

Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku në Konferencë për mediat ka prezantuar planin e detajuar të masave.

Gjithashtu ai ka ka folur edhe për protestën e opozitës dhe për marra.

“Policia është e angazhuar në maksimumin e kapacitete për mbarëvajtjen e samitit. Në rrugëkalimet delegacioneve policia ka hartuar një plan të detajuar masash. Data 6 dhjetor është ditë normale mësimi, pune dhe aktiviteti të përditshëm. Kemi marrë masat për devijimin në rrugë alternative me qëllim, që mos të ketë pengesa. Policia nuk ka pasur asnjë prirje për të spostuar asnjë protestë. Ne na imponojmë që të vëmë sigurinë kombëtare mbi dëshirën për të protestuar. Policia nuk e ndalon protestën e paralajmëruar por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë. Arsyeja do të fitoje mbi emocionet e kujtdo, tha Rrumbullaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga