web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njeriu i mëkëmbësit të inceneratorëve emërohet në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara

2024-02-12 13:52:00, Aktualitet CNA

Njeriu i mëkëmbësit të inceneratorëve emërohet

Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi ka bërë me dije se ministri Taulant Balla ka emëruar në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara Ferdinand Tarazhin, njeriun e besuar të baxhanakut të Mirel Mërtirit, Mark Jaka, mëkëmbësit të inceneratorëve.

“Jam në këtë komunikmim se ditën e sotme Balla ka emrëuar në krye të  Agjencisë së Pausrive të sekuestruara Ferdinand Tarazhi.

Tarazhi është një ish drejtor në Ministrinë e Brendshme i denoncuar në SPAK në vitin 2021 nga KLSH për abuzim me procedurat tenderuese për rikonstruksionin e komisariateve, hetim të cilit ende nuk i dihet fati.

Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar i baxhanakut të Mirel Mërtirit, Mark Jaka për të vazhduar biznesin fitimprurës të dherave.”, tha Këlliçi./ CNA

 





Lajmet e fundit nga