LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mosreagimi i BE-së për vrasjen e policit/ Kurti: Nuk ka më dilema se në çfarë rreziku jemi sot

2023-09-24 12:50:00, Aktualitet CNA
Mosreagimi i BE-së për vrasjen e policit/ Kurti: Nuk ka më dilema
ryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët pse BE nuk ka reaguar për vrasjen e policit në Leposaviq.

Kurti tha se nuk është në dijeni të arsyes, por theksoi se tashmë nuk ka dilemma se në çfarë rreziku ndodhet Kosova dhe jo vetëm Banjska në këtë rast.  

Nuk jam në dijeni pse nuk ka reaguar. Kam qenë në kontakt me Hovenier. Do vendosë kontakt me Ambasadorin e BE këtu. Pas këtyre të dhënave nuk ka askush pse të ketë dilema se ku ndodhemi sot dhe çfarë rreziku kemi jo vetëm në Banjska. Se nuk bëhet fjalë për fshatarë por profesionistë të cilët me maska dhe uniforma dhe armatime të kalibrit të madh kanë ardhur të luftojnë. Nuk e dimë nga janë nuk i kemi identifikuar”, ka thënë Kurti./ CNA

Lajmet e fundit nga