web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Italinë/ Edi Rama: Firmoset sot në Romë

2024-02-06 08:11:00, Aktualitet CNA
Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Italinë/ Edi Rama:
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e sotme në Romë do të firmoset marrëveshja për Sigurimet Shoqërore.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë dhe italian.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italian mijë shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga