The 10th protest against the government begins
The 10th day of the protest against the government and Pri...
The 10th day of the protest against the government and Pri...

Gjatë një takimi elektoral në qytetin e Elbasanit përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryeministri Edi Rama këmbënguli se investimi për ndërtimin e incineratorit po funksiononte, ndërsa akuzoi opozitën se kërkonte ta kthente Elbasanin “te mali me plehra”.
“Ata kanë punë e vet, impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin pastër,” tha Rama.
Të njëjtën linjë ndoqi edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, i cili akuzoi kundërshtarin e tij politik se po hidhte “vrer e baltë” në lidhje me punën e inceneratorit. Më 7 prill, sipas një kronike të parapërgatitur televizive, Llatja u shfaq në ambientet e incineratorit për ta vënë atë në punë pas një remonti.
“Në fakt, ja ku është impianti. Mund ta shikoni në të gjitha proceset e tij. Qytetarët dinë ta dallojnë gënjeshtrën nga realiteti,” deklaroi ai.
Inceneratori i Elbasanit është i vetmi impant i përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, të hetuara ose gjykuara për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
Por ndryshe nga deklaratat publike të Ramës dhe Llatjes, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se edhe ky impiant ka shfaqur defekte të shpeshta, duke rritur malin me mbetje të patrajtuara në landfillin e Elbasanit si dhe duke rrezikuar një krizë të re mjedisore për bashkitë e qarkut.
Inceneratori i Elbasanit administrohet prej dhjetorit 2021 nga kompania publike Eco-Elb përmes një kontrate qiraje me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK.
Në dhjetor 2023, kompania Eco-Elb deklaroi në një përgjigje me shkrim për këshilltarët bashkiakë të opozitës se impianti kishte punuar me ditë dhe nuk kishte prodhuar energji elektrike gjatë vitit 2023.
“Impianti gjatë vitit 2022 ka punuar rreth 24 ditë, ndërsa për vitin 2023 ndezja e impiantit u realizua në muajin prill dhe vazhdon funksionimi i tij. Gjatë kësaj kohe, (prill-shtator 2023) janë shfaqur defekte, të cilat kanë çuar deri në fikje të detyruar të impiantit,” thuhet në përgjigjen e administratorit Leli Kaja të cilën BIRN e disponon.
Dokumenti tregon gjithashtu se sasia e mbetjeve të depozituara në landfill e ka tejkaluar kapacitetin e këtij të fundit, duke krijuar “malin me plehra” që kryeministri premtoi të zhdukte.
“Në këto rrethana, sasia e mbetjeve që nuk trajtohet depozitohet në lendfill. Kapaciteti i lendfillit është tejkaluar, pa llogaritur këtu sasinë e mbetjeve ekzistuese në lendfill, para nënshkrimit të kontratës së qirasë, midis shoqërisë sonë me AAPSK,” thuhet në përgjigje.
Këshilltarët e opozitës në bashki, ekspertë të mjedisit dhe anëtarë të shoqërisë civile akuzojnë se pasojat e projektit kontravers në mjedis dhe buxhetin lokal janë të rënda, ndërsa vënë në dukje se për funksionimi e tij nuk ka transparencë as nga bashkia dhe as nga kompania publike ECO-ELB.
“Tejkalimi i kapacitetit të landifillit rëndon dhe shton rreziqet e ndotjes,” thotë Ahmet Mehmeti, një ekspert i mjedisit në Elbasan, që shton se inceneratori duhej ta shmangte këtë situatë.
Edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak, Bjanka Çobja i tha BIRN se qytetarët po paguanin për një shërbim fiktiv dhe se kompania publike abuzonte duke kryer tendera sikur impianti të ishte në punë.
Afera e inceneratorëve u ka kushtuar deri më sot taksapaguesve shqiptarë rreth 150 milionë euro, ndërsa një numër i lartë zyrtarësh publikë janë nën akuzë ose janë shpallur fajtorë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist, Alqi Bllako si dhe tre administratorët e kompanive të inceneratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë dënuar për vepra penale të lidhura me aferën e inceneratorëve, ndërsa ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati.
Inceneratori i Elbasanit është më i vogli mes tre impianteve të planifikuara dhe i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro. Ndonëse u mburr nga qeveria për teknologjinë dhe zgjidhjen që do të ofronte në përpunimin e mbetjeve, impianti është ndezur me hope.
Të nxitur nga shpërthimi i një zjarri masiv gushtin që shkoi, një grup i këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit kërkuan më 26 tetor 2023 informacion mbi funksionimin e inceneratorit. Bashkia Elbasan është aksionarja më e madhe në kompaninë publike me 52 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes 6 bashkive të tjera të qarkut.
Dy muaj më vonë pas shumë letërkëmbimesh, këshilltarët morën një përgjigje me informacione kontradiktore dhe të cunguara.
“Ne kemi marrë vetëm një pjesë shumë të vogël të përgjigjeve nga kjo kërkesë për informacion dhe u deshën dy muaj për të marrë një përgjigje,” i tha BIRN Bjanka Çobja, anëtare e Këshillit Bashkiak Elbasan.
Në përgjigjen që disponohet nga BIRN, administratori Kaja herë pohon që inceneratori është funksional dhe herë të tjera thotë që ai është fikur për shkak të defekteve. Por ai pranon në shkresë që impianti gjatë vitit që shkoi nuk ka prodhuar energji elektrike, për shkak të problemeve në gjenerator dhe turbinë.
Gjithashtu, Kaja pohon se në landfill ishin depozituar rreth 34 mijë ton mbetje gjatë vitit 2022 dhe 36 mijë ton mbetje deri në shtator të vitit 2023, pa llogaritur sasinë e akumuluar të mbetjeve të depotizuara përpara lidhjes së kontratës së qirasë.
Ai shton se ka njoftuar bashkitë e qarkut Elbasan për tejkalimin e kapaciteteve të landfillit, ndërsa thekson se e ka të pamundur momentalisht që të kryejë investime për ndërtimin e një landfilli të ri për shkak të situatës juridike me asetet e impiantit.
I pyetur nga BIRN në lidhje me kontradiktën mes deklarimeve të tij gjatë fushatës dhe shkresës së Kajës, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja fillimisht kundërshtoi gjetjet dhe ironizoi këshilltarët e opozitës se nuk lexonin saktë.
“Shikojeni saktë shkresën që kanë anëtarët e këshillit pasi nuk e lexojnë saktë”, shkroi Llatja në ËhatsApp.
Kur BIRN i vuri në dispozicion pjesë të përgjigjes nga shkresa, Llatja pranoi defektet dhe ndalimin e punës, por këmbënguli se inceneratori kishte punuar 5 muaj pa ndërprerje deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Ai tha se tejmbushja e landfillit vinte vetëm për shkak të ndërprerjeve për remont.
Edhe administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja pretendoi përmes një bisede telefonike me BIRN se impianti punonte dhe premtoi fillimisht se mund ta vizitonim kompaninë për ta verifikuar në terren. Kaja madje ironizoi gazetarët se vinin me kamera fshehurazi “pas derës”, duke lënë të kuptohej se ata ishin të hapur për vizita.
Por kur BIRN kërkoi që të vizitonte impiantin, Kaja ndryshoi qëndrim dhe pretendoi se duhej të merrej leje nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK.
Drejtues të AAPSK-së i thanë BIRN se prona menaxhohej nga ECO-ALB me kontratë qiraje dhe se kjo e fundit ishte përgjegjëse për të pranuar apo jo vizitorë. “Për ne vizitojeni patjetër”, tha drejtuesi i AAPSK.
Megjithatë, BIRN e pati të pamundur të vizitonte impiantin, pasi Kaja nuk u përgjigj më dhe bllokoi numrin nga i cili mori pyetjet dhe telefonatat.
Për banorët e Elbasanit nuk është enigmë funksionimi ose jo i inceneratorit, pasi ata ndjejnë erën e tymit kur ai vihet rrallë në punë.
“Nga ajo çfarë shihet me sy të lirë, mbetjet janë bërë kodër,” thotë Gentjan Sejrani, përfaqësues i Shoqërisë Civile, i shton se kompania nuk dukej që po kryente shërbimin për të cilin paguhej.
Ndërkohë, këshilltarët bashkiakë të opozitës në Elbasan ngrenë pikëpyetje jo vetëm për abuzimet e së shkuarës, por edhe për shpërdorime aktuale.
“Kontrata midis bashkisë dhe ECO-ELB është se bashkia paguan 2500 lekë për ton dhe në këtë vlerë duhet të përfshihen tre procese; grumbullimi, trajtimi dhe incenerimi. Nga përgjigjja që kemi marrë duket qartë që bëhet vetëm grumbullim dhe bashkia vazhdon të paguajë për procese që nuk bëhen,” thotë anëtarja e Këshillit Bashkiak, Bjanka Çobja.
Çobja dhe kolegët e saj ngritën po ashtu shqetësimin se kompania publike po harxhonte para në impiant, edhe pse ai nuk ishte funksional.
“Ndërkohë nga ana tjetër, vetë shoqëria ka vazhduar të bëjë tendera klientelistë sikur inceneratori të ishte në funksion të plotë,” shtoi Çobja.
Gjatë periudhës janar-shtator 2023, kompania Eco-Elb mblodhi nga tarifa e depozitimit të mbetjeve rreth 90 milionë lekë dhe shpenzoi në tendera për karburant, makineri dhe produkte të tjera rreth 124 milionë lekë.
Sipas përgjigjes së Eco-Elb, impianti harxhonte mesatarisht 8.3 litra karburant në orë dhe nëse do të punonte pa ndërprerje gjatë gjithë vitit, do të shpenzonte rreth 72 mijë litra me një kosto prej 13.5 milionë lekësh.
Megjithatë, kompania Eco-Elb shpenzoi 18.8 milionë lekë verën e vitit 2023 për blerje karburanti për nevojat e impiantit.
Ahmet Mehmeti, ekspert i mjedisit në Elbasan thotë se ata ende nuk ishin të qartë mbi ndotjen që krijohej nga teknologjia që po përdorej, por matjet pranë inceneratorit tregojnë sipas tij nivele 4-6 herë më të larta të ndotjes në kohën që ai është i ndezur.
Megjithatë, Mehmeti thotë se mosfunksionimi i plotë i impiantin po ia shton hallet mjedisore qytetit, që është ndër më të ndoturit në vend.
“Me ndërtimin e inceneratorit nuk duhet të kishte depozitim të mbetjeve apo landfill. Rezultati nga mbetjet duhet të ishin vetëm hirat, që duhet të depozitoheshin në një vend të përcaktuar dhe në kushte optimale larg ndikimit në mjedis,” tha Mehmeti.
“Mostrajtimi i tyre do të ndosë edhe lumin Shkumbin duke u kthyer në një vatër të re më të rrezikshme për Elbasanin,” përfundoi ai./Reporter.al
Due to the bad weather, navigation for small vessels and f...
Gjykata e Posamçe ka vendosur për konfiskimin e pasurive ...
At least 4.5 million local and foreign tourists have v...
Businessman Gjergj Luca has shown through a video the ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për avokatin Alban...
Journalist Artan Hoxha has discovered another case inv...
Kompania Integrated Energy, në hetim nga SPAK për skem...
RCC launches the Western Balkan Stakeholder Platform f...
Journalist Spartak Koka has revealed details of the situat...
This Friday we are introducing you to some of the main pre...
Former president Rexhep Meidani in a TV interview comm...
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija ka treguar...
Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve Admir Abrija për emisio...
Gazetari Spartak Koka ka treguar detaje nga situata në...
The chairman of the Parliamentary Group of the DP, Gaz...
About 73% of Albanian judges have more than 100,000 euros ...
The former chief prosecutor Elisabeta Imeraj, in the s...
Kreu i grupit të PD-së,m Gazment Bardhi ka folur për incen...
The director of the local police of Shkodra, Edmond Su...
Lulzim Basha është katandisur si mos më keq, pasi shumica ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
A road accident was recorded this Tuesday on the Elbasan-P...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se nuk ...
Two students and a teacher were injured in a stabbing inci...
Antonio Guterres says he is deeply alarmed by the new esca...
Two crew members of a US military helicopter that crashed ...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...