web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lirimi i hapsirave publike/ IMT aksion në Durrës

2024-02-16 15:54:00, Aktualitet CNA
Lirimi i hapsirave publike/ IMT aksion në Durrës
Foto ilustruese

IMT Durrës ka nisur aksionin për lirimin e hapsirave publike në zonën e plazhi.

Aksioni ka nisur paraditen e sotme në zonën e Plepave dhe do të shtrihet përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Sot IMT ka ndërhyrë në disa biznese të cilat kishin zënë trotuaret apo hapësirat publike me tenda, karrige, tavolina, vazo lulesh etj.

Burime pranë IMT-së, bëjnë të ditur se të gjitha bizneset, ku do të ndërhyhet, janë njoftuar paraprakisht dhe u është kërkuar t’i largojnë vetë objektet e vendosura pa leje dhe në mënyrë të kundraligjshme./ CNA





Lajmet e fundit nga