LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush po e tall Policinë e Shtetit?

2023-02-09 09:44:00, Aktualitet CNA
Kush po e tall Policinë e Shtetit?
Foto ilustruese

Një grup individësh, të cilët kanë firmosur zyrtarisht 480 milionë euro kontrata, ku përfshihen ndërtimi i dy inceneratorëve dhe trajtimi i mbetjeve të kryeqytetit, si një projekt i tretë por ndryshe nga dy të parët. Në fakt as në Elbasan nuk punon inceneratori, në Fier nuk ka përfunduar dhe në Tiranë nuk ekziston një i tillë.

Por Tirana është krejt ndryshe. Është një projekt që pretendohet 430 milionë euro por që në fakt vetëm në 4 apo 5 vitet e para ka marrë nga qeveria shqiptare dhe nga biznesei sipas llogarive rreth 100 milionë euro.

Kush po e tall Policinë e Shtetit?
Foto ilustruese

Në rast se ruhet ky trend, pra ky ritëm, projekti shkon rreth 600 milionë euro në 30 vjet.

Jo çdo është fiks ashtu siç duket. Ka shumë gjëra të nëndheshme që lidhen me këtë projekt. Korrupsion, zyrtarë të përfshirë , media që akuzojnë, politika është përfshirë në akuza, drejtësia që nuk lëvizte.

SPAK edhe pse ishin hedhur male me dokumenta nuk hapi kurrë hetimet derisa ishte Nisma Thurje e para dhe më pas LSI-ja dhe PD-ja që çuan në këtë institucion dokumenta, të cilat rezultuan më pas një aferë korruptive, ku emrat kryesorë ishin Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ky i treti gjithmonë është përpjekur ti shmanget akuzave publike dhe të ruajë figurën e tij por mesa duket nga materialet që ka siguruar Prokuroria tashmë në Gjykatë ai akuzohet si truri i inceneratorëve.

Kush po e tall Policinë e Shtetit?
Foto ilustruese

Por gjithsesi lind pyetja. Ku janë këta persona, pra personat që kanë marrë paratë? Sepse brenda është një ministër, disa drejtorë, ndonjë biznesmen, anëtarë komisionesh, por truri i inceneratorëve dhe njerëzit kryesorë të tyre janë të lirë.

Së fundi mësuam se Mirel Mërtiri është ende një person që nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Që do të thotë se ai mund të lëvizë i lirë. Pra Interpoli nuk ka një dosje për Mirel Mërtirin.

Ndërsa për Klodian Zoton dhe për Stela Gugallen është e konfirmuar që ka një shpallje në kërkim ndërkombëtar pra nga Interpol.

Kush po e tall Policinë e Shtetit?

Por edhe në rastin e tyre dosja u vonua, procedurat zgjatën duke iu dhënë kohë jo vetëm të arratiseshin, sepse ata kishin ikur më parë, por duke iu dhënë kohë që ata të kryenin procedura në vende të ndryshme të Europës, siç është rasti i Stela Gugalles që u konfirmua disa muaj më parë nga CNA.al dhe tani së fundi edhe nga mediat që shpesh bëjnë lojën e inceneratorëve dhe paguhen nga lekët e tyre se ka një proces në Vienë ku kërkohet ekstradimi i saj por paralel ka një tjetrë proces civili që ka lidhje me strehimin politik që ajo ka kërkuar.

Por lind peytja.

Pse policia nuk i arreston dot?

Pse nuk gjendet Mirel Mërtiri? Për të pasur në dorë dhe për të pyetur trurin e kësaj afere, njeriun që sipas SPAK është koka e e gjithçkaje. Njeriun i cili mund të zbardhte shumë detaje.

Ndoshta Mirel Mërtiri për të shpëtuar milionat e eurove me investime të tjera në Zimbabve apo në Tiranë dhe bizneset që ka do të ishte një pendito perfekt për drejtësinë shqiptare.

Por që drejtësia ta ketë dhe t’i ofrojë më parë duhet ta kapë, duhet ta arrestojë mirel Mërtirin kudo që ai të ndodhet, për ta çuar përpara bandës së akuzuarve pasi edhe sikur të mos ketë kryer korrupsion afera e inceneratorëve ka dy ngrehina që janë jashtë funksionit, atje në Elbasan, ku një incenerator do 2 milionë euro naftë, karburant në vit që të funksionojë dhe në Fier ku ende s’ka përfunduar asgjë, apo në Elbasan që nuk ekziston.

Ndërkohë që Interpoli nuk e shpall, kush po tallet me Policinë e Shtetit?

Kush e ka zënë për veshi Policinë e Shtetit? Çfarë ka ndodhur?

Janë pyetja të thjeshta. Është korruptuar një strukturë e Policisë së shtetit, një individ, një drejtues?

Kush është njeriu që pengon shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Mirel Mërtirit?

Pse u vonua shpallja në kërkim e Stela Gugalles dhe Klodian Zotos apo Klodian Zoto ndodhet në Tiranë dhe nuk arrestohet?

Ka shumë pikëpyetje dhe informacion të munguar edhe për gazetarët por faktet janë këto.

Stela Gugalles dhe Klodian Zotos iu dha kohë, u shpallën shumë me vonesë. Ndërkohë tashmë mësojmë  se disa muaj pas ngritjes së akuzës ndaj Mirel mërtirit dhe kuy i fundit ende nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kush e mbron, policia? Është korruptuar policia apo ka urdhër politik për të mbrojtur Mirel Mërtirin?

Kush po e tall Policinë e Shtetit?
Foto ilustruese

Këto janë disa pyetje që do të duhet pak kohë të marrin përgjigje por fakti është se Mirel Mërtiri ende nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe qartazi dikush po tallet me Policinë e Shtetit por dhe me shqiptarët me një çështje, e cila është skandali apo afera korruptive më e ndjeshme që kanë pasur shqipatrët në më shumë se 30 vite tranzicion të tejzgjatur dhe të lodhshëm politik./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga