Pse SPAK ka fituar besimin e qytetarëve?/ Kikia zbulon asryet
Analisti Mentor Kikia ka deklaruar se SPAK ka arritu të fi...

Që pas vitit 1990 Shqipërinë e kanë vizituar pesë Sekretarë Shteti të SHBA-së dhe të pestë kanë pasur arsye specifike dhe të ndryshme për turin e tyre në Tiranë.
Pesë Sekretarët Amerikanë të Shtetit që vizituan Shqipërinë janë: James Baker në 1991, Madeleine Albright në 2000, Colin Paëell në 2003, Hillary Clinton në 2012 dhe John Kerry në 2016 dhe i gjashti që pritet ta vizitojë Tiranën në javën e ardhshme është Antony Blinken në 2024.
I pari Sekretar Amerikan i Shtetit që e vizitoi Shqipërinë ishte James Baker në vitin 1991.


Kreu i diplomacisë amerikane, James Baker do të përjetonte në Tiranë një sensacion që do ta shpjegonte gjatë në të gjithë intervistat por edhe kujtimet e tij, mitingun më të madh proamerikan në Europë pas Luftës së Ftohtë në një vend që deri dje ishte pjesë e kampit komunist.
SHBA donte të tregonte nga Tirana një sinjal të qartë të shkëputjes totale nga komunizmi.
Madaleine Albright e vizitoi Shqipërinë në vitin 2000.

Kur Madeleine Albright vizitoi Tiranën në vitin 2000, ajo tha: "Ndërsa shikojmë përpara drejt një të ardhmeje të re dhe më të ndritshme për Evropën Juglindore, ne presim nga Shqipëria për të ndihmuar në udhëheqjen e rrugës"
Colin Powell e vizitoi Shqipërinë në vitin 2003

Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, në vitin 2003 zgjodhi Tiranën si vendin ku do të firmoste “Kartën e Adriatikut” ose paradhomën për hyrjen në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë.
U zgjodh Tirana si vend i firmosjes së paktit, pasi tashmë ishte përcaktuar prioriteti i qendrës proamerikane në Ballkan që ishin as më pak e as më shumë por pesë ish-vilajetet e ish-Perandorisë Osmane.
Në vitin 2012 do të ishte Hillary Clinton ajo që do të vizitonte Shqipërinë.

Gjatë vizitës së saj dhe fjalimit në Kuvendin e Shqipërisë ajo theksoi nevojën për të lfutuar më shumë krimin dhe korrupsionin.
Jonhn Kerry, vizitoi Shqipërinë në vitin 2016.

Sekretari i Shtetit i mandatit të dytë të Presidentit Obama, nuk kishte si të mos vizitonte Shqipërinë pasi sërish kjo pjesë e ballkanit mbetet nyja nevralgjike e Uashingtonit. Kerry erdhi në Tiranë për një arsye më shumë se gjeopolitike për strehimin e 2500 personave nga Kampi i Lirisë, iranianë me kombësi por që Teherani kërkonte t’i vriste.
I gjashti që pritet të vizitojë Shqipërinë në vitin 2024, javën e ardhshme është Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, mes dative 14-17 shkurt.

Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Po ashtu do të zhvillojë takim edhe me kreun e SPAK Altin Dumanin, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë që një Sekretar i Shtetit të takojë një drejtues prokurorie.
Pas vizitës në Shqipëri, Blinken do të niset drejt Gjermanisë./ CNA
Analisti Mentor Kikia ka deklaruar se SPAK ka arritu të fi...
The Barometer has asked the citizens this time for an asse...
Gjetjet e fundit të Barometrit tregojnë se qytetarët vazhd...
The visit of American Secretary Blinken to Albania is hist...
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë...
Former Prime Minister Sali Berisha has gone back in time t...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti...
Opozita prej kohësh ka nisur aksionin e saj brenda Kuv...
The man who plunged the Democratic Party into defeat, ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëto...
The Ethics Commission has examined the request of the SP f...
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorr...
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetit të P...
The Special Court has accepted SPAK's request to extend th...
Gjatë një takimi elektoral në qytetin e Elbasanit përp...
Due to the bad weather, navigation for small vessels and f...
Gjykata e Posamçe ka vendosur për konfiskimin e pasurive ...
At least 4.5 million local and foreign tourists have v...
Businessman Gjergj Luca has shown through a video the ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për avokatin Alban...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
A road accident was recorded this Tuesday on the Elbasan-P...
New details have emerged regarding the murder that occurre...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se nuk ...
Two students and a teacher were injured in a stabbing inci...
Antonio Guterres says he is deeply alarmed by the new esca...
Two crew members of a US military helicopter that crashed ...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...