LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Irfan Hysenbelliu “hap thesin”/ Tregon sekretet e Ramës

2022-12-04 15:59:00, Aktualitet CNA
Irfan Hysenbelliu “hap thesin”/ Tregon sekretet e Ramës
Irfan Hysenbelliu

Irfan Hysenbelliu ka “hapur thesin” ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi u shemb ndërtesa pa leje në bregdet, “Prestige Resort”.

Në një prononcim për median e tij “BalkanWeb”, Hysenbelliu hodhi një sërë akuzash ndaj kreut të qeverisë, ndërsa i kujtoi kohën kur këtë të fundit e dhunuan dhe si hyri në politikë.

Gjithashtu, ai i përmendi edhe bashkëshorten e Ramës dhe drekat e darkat që ka ngrënë me kryeministrin dhe me eksponentë të PS-së.

"Si mundet prodhimi vendas të dyfishojë akcizën. Më vjen keq për kolegët e mi. Dyfishoj taksën e birrës vetëm për këtë. Për çfarë e bën këtë.

Me atë pamje që tregonte kur e rrahën atëherë e kishte hundën copë. T'ia dijë Fatos Nanos që erdhi këtu. Tani që ka marrë një pushtet tregon se ka fuqi. Ky është fundi i tij që po tregon. Unë mendoj se qytetarët do të zgjohen.

Unë ia kam thënë dhe stafit tim. Kam respekt për çdo biznesmen që ka ndërtuar.

Ne i hapëm dyert, i pritëm, i respektuam. Atëherë çfarë do Edi Rama?

Më vjen keq për vajzën time që është shkolluar në Londër. Unë do vazhdoj këtu, fëmijët e mi erdhën këtu dhe kanë marrë një vendim që ata duan të investojnë bashkë me mua, por unë u them të ikin nga ky vend dhe të investojnë në vende të tjera. Me një njeri të tillë nuk mund të shkojë vendi para.

Më vjen keq për të shoqen e tij. E kam mësuar unë dhe e kam punësuar”, deklaroi Hysenbelliu./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga