LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inceneratori vazhdon të marrë para/ Bashkia e Tiranës nuk bën transparencë me pagesat

2023-02-08 17:33:00, Aktualitet CNA

Inceneratori vazhdon të marrë para/ Bashkia e Tiranës nuk

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka kërkuar transparencë nga bashkia e Tiranës që drejtohet nga Erion Veliaj.

Teksa përmend pagesat e plehrave për inceneratorin e Tiranës, që vazhdon të marrë para, Kryemadhi i kërkon Veliajt të shkojë me të në Sharrë për të parë se shërbimet nuk kryhen mirë.

Duke ngritur akuzat për mos transparencë, ajo thekson se kryetari i bashkisë së Tiranës nuk duhet të flasë nga zyra por duhet të japë shpjegime për pagesat.

“Një votë për Erion Veliajn e inceneratorëve është votë dëm për një njeri që e pret qelia. Ngaqë e pret qelia, ndaj dhe është strukur në zyrë dhe lëshon vrer televiziv me regji të komanduar ndaj atyre që bëjnë transparencë për abuzimet e tij. E ftoj kryemashtruesin e bashkisë të shkojmë bashkë në Sharrë e t'i tregoj nga afër çfarë shërbimi mizerabël paguan Ai me 29 Euro/Ton i cili dhe krenohet . Garanti i pagesës është Erion Veliaj, me firmën e tij, fatin e koncesionit gjatë procedurës koncesionare e ka ndryshuar i vetëm ai! Epo, ne transparencën kemi në dorë bazuar në dokumente me firmë dhe vulë. T'i dalë për zot firmës punëmadhi i Tiranës, të mos flasë nga zyra e bunkerizuar por të bëjë transparencë”, shkruan deputetja në rrjetet sociale./ CNA.al

Inceneratori vazhdon të marrë para/ Bashkia e Tiranës nuk

Lajmet e fundit nga