LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I doli emri si anëtar i aplikacionit

2023-02-08 20:36:00, Aktualitet CNA
I doli emri si anëtar i aplikacionit
Kryetari i KLP-së, Alfred Balla

Në rrjet është publikuar një listë me emrat e personave që janë anëtarë të aplikacionit ‘Aktivist’ të Partisë Socialiste, ku përfshihet edhe emri i kryetarit të KLP-së, Alfred Balla.

Për këtë gjë ka reaguar ditën e sotme kreu i KLP-së, i cili thotë se nuk e ka shkarkuar dhe nuk e ka përdorur një aplikacion të tillë.

Sipas tij, anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar.

“Në lidhje me këtë fakt që ai e konsideron të pa vërtetë, zoti Balla është vënë në dijeni nga media. Ai shprehet se nuk e ka shkarkuar, parë dhe përdorur asnjëherë një aplikacionin për të cilin nuk e ka idenë se çfarë përfaqëson. Anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues. Ai inkurajon gjithashtu organet e drejtësisë të hetojnë dhe të gjejnë shpërndarësit e këtij lajmi të pavërtetë për të”, thuhet në reagim./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga