LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Me makina të shtrenjta dhe flamuj kuq e zi / “Daily Mail” përshkruan festën luksoze të shqiptarëve në Londër

2022-11-29 15:09:00, Aktualitet CNA

Foto-Me makina të shtrenjta dhe flamuj kuq e zi / “Daily Mail”

Daily Mail i ka kushtuar artikull atmosferës që krijuan shqiptarët dje në Londër me rastin e Festës së Pavarësisë.

Qindra shqiptarë dolën në rrugët e Londrës me makina fantastike gjatë natës për të festuar ditën e pavarësisë së vendit të tyre.

Pamjet dhe videot e shpërndara në internet tregojnë makina e shtrenjta Audi, Range Rovers dhe Porsche 4x4 të cilat shkaktuan trafik rreth Westminsterit ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqeshin të mabnin nën kontroll trafikun e krijuar.

Në videot e publikuara nga Daily Mail vërehen burra dhe gra që valëvisin flamurin shqiptar ndërsa varen nga xhamat e makinave të tyre të cilat gazeta britanike i ka cilësuar si luksoze.

“Një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes G Class, të cilat kushtojnë përkatësisht rreth 120,000 dhe 160,000 £”,  përshkruan me detaje Daily Mail.

Diku tjetër, të rejat vishnin fustane tradicionale dhe kërcenin në rrugë.

Fishekzjarret e forta u lëshuan ndërsa vargu i gjatë i automjeteve u binin vazhdimisht borive për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, e cila përkujtohet çdo vit më 28 nëntor./CNA.al

Lajmet e fundit nga