LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fanella me mbishkrimin “Jashari” në bluzën e futbollisti Xhaka/ Rama zbulon pse nuk reagoi për gjestin

2022-12-04 14:55:00, Aktualitet CNA
Fanella me mbishkrimin “Jashari” në bluzën e futbollisti
Foto ilustruese

Fanella që mbante futbollisti Granit Xhaka me mbishkrimin “Jashari” ka bërë bujë kudo në media dhe rrjetet sociale.

Për këtë FIFA duket se po heton ndaj futbollistit Xhaka. I pyetur sot nga gazetarët dhe ndjekësit pse nuk ka reaguar në lidhje me atë që FIFA po luan me dy standarte, kryeministri tha se nuk mund të përdorë lojtarët për politikë.

 “Nuk jam kryeministri i Zvicrës, por i Shqipërisë. Nëse do ndaja dy shqiptarët që ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe. Çfarë do të bëja? Do ti përdorja për politikë. Dhe në një mënyrë aspak dinjitoze. Do t’i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak. Nacionalizimi është sa qesharak edhe i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme dhe kush e bën këtë me vjen keq. Nuk mund të shkëputen dy shqiptarë që janë qytetarë të një shteti si Zvicra. Dhe nuk mund të përdoren si mish për top për një lojë luftash ballkanike. Sa i përket sanksioneve lidhen me politikën e FIFA-s. E dini shumë mirë që është politikë strikte për të mos cënuar kuadrin sportiv nga asnjë lloj nuance politike. “ tha Rama.

Lajmet e fundit nga