LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhurata Çupi, e shqetësuar për minimumin jetik/ I përgjigjet Manastirliu: Mbrojtja sociale është forcuar

2022-12-05 18:02:00, Aktualitet CNA
Dhurata Çupi, e shqetësuar për minimumin jetik/ I
Ogerta Manastirliu

Në seancën plenare të kësaj mbrëmjeje, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka ngritur një sërë pyetjesh ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Mes akuzave ndaj Qeverisë, Çupi tha se Shqipëria vazhdon të mos ketë një akt ligjor apo nënligjor të miratuar që përcakton minimumin jetik.

“Shqipëria vazhdon të mos ketë një akt ligjor apo nënligjor të miratuar që përcakton minimumin jetik, e për rrjedhojë edhe detyrimin e shtetit shqiptar që t’i garantojë çdo qytetari një pagesë të barabartë me minimumin jetik, për të siguruar plotësimin e nevojave të tij bazë. Në këto kushte, vlerësoj se kjo është një cështje që meriton të marrë vëmendje e Kuvendit të Shqipërisë. Prandaj, në mbështetje të nenit 90, pikat 1 dhe 2 dhe nenit 91, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme në seancë plenare:

 1. A ka Ministria juaj apo Qeveria shqiptare një studim sa i përket minimumit jetik, që i duhet çdo qytetari për të siguruar nevojat bazë?

2. Nëse po, sa përllogaritet të jetë vlera e minimumit jetik? Sa përllogaritet të jetë numri i qytetarëve shqiptarë që jetojnë nën nivelin e minimumit jetik (më pak se 5 dollarë/ditë)?

3. A jeni njohur me studimin e kryer nga institucioni i Avokatit të Popullit për përcaktimin e minimumit jetik? Cili është vlerësimi juaj për këtë studim?

4. A ka marrë ndonjë masë konkrete Ministria juaj apo Qeveria shqiptare për garantimin e këtij minimumi jetik?

5. A është duke përgatitur Ministria juaj apo Qeveria shqiptare ndonjë akt ligjor apo nënligjor që synon përcaktimin dhe garantimin e minimumit jetik për të gjithë qytetarët shqiptarë që sigurojnë të ardhura nën këtë nivel?

6. Nëse po, kur pritet të miratohet ky akt ligjor apo nënligjor?

Më e pakta që duhet të kishit bërë sot është të mos i kishit trajtuar njerëzit si statistika!”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, që një përgjigje ka marrë nga ministrja e Shëndetësisë, e cila tha se skema e ndihmës ekonomike është forcuar.

Manastirliu deklaroi se vullneti i qeverisë është i palëkundur për mbështetjen e familjeve në nevojë.

‘Me skemën e vjetër që jepej ndihma ekonomike ishte 22% përfitueshmëria nga skema, ndërsa sot jemi në nivelet e 82%. Politikat tona mbeten të fokusuara tek përmirësimi i nivelit të jetesës. Ne po mbështesim nga kriza aktuale duke forcuar mbrojtjen sociale nëpërmjet fondit total. Fondi total do jetë 2 herë më shumë se në 2013. Ne kemi rritur masën e ndihmës ekonomikë për nënat me 2 ose më shumë fëmijë. Këtë vit kemi kryer indeksimin me 7.5% të pagesave për aftësinë e kufizuar. Vullneti ynë është i palëkundur dhe do të rrisim më shumë mbështetjen për familjet në nevojë”, theksoi ministrja./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga