Rama mocks influencers: They work on Instagram and talk about living modestly on 20 thousand euros per month
The Prime Minister of Albania, Edi Rama, has once again mo...
The Prime Minister of Albania, Edi Rama, has once again mo...

Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur neveri për raportimet se trupi i gazetarit të Radios Evropa e Lirë, Reza Haghighatnejad, është marrë nga Garda Revolucionare e Iranit, duke kërkuar nga autoritetet iraniane që trupi i gazetarit t’i kthehet familjes së tij.
“Jemi të neveritur nga raportimet se mbetjet mortore të Rezas janë marrë nga Garda Revolucionare, pasi ato u riatdhesuan në Iran për t’u varrosur në qytetin e tij të lindjes, Shiraz”, tha për REL-in një zëdhënës i DASH-it.
Haghighatnejad ka punuar në Shërbimin iranian të REL-it nga viti 2019, deri në vdekjen e tij.
Marrja e mbetjeve mortore të gazetarit Haghighatnejad “tregojnë shkallën e frikës së udhëheqjes së Iranit ndaj gazetarëve që bëjnë publike keqbërjet, dhe kjo frikë shfaqet edhe pas vdekjes së tyre”, tha DASH-i.
“Sipas të gjitha informacioneve, ai ishte një gazetar brilant, i përkushtuar për lirinë e shprehjes dhe zbulimit të së vërtetës”, tha zëdhënësi dhe shtoi se “ne u bëjmë thirrje autoriteteve iraniane që menjëherë të dorëzojnë te familja eshtrat e Rezait, dhe të ndalojnë frikësimin e tmerrshëm të gazetarëve”.
Haghighatnejad, 45 vjeç, vdiq më 17 tetor në Spitalin Charite në Berlin dhe trupi i tij u riatdhesua në Iran për varrim më 25 tetor. Megjithatë, trupi i pajetë i tij u zhduk me të arritur në Iran mes raportimeve të pakonfirmuar se agjentët e Gardës Revolucionare e dërguan në një lokacion të panjohur.
Më herët gjatë 27 tetorit, nëna e gazetarit, Beygumjan Raeisi tha se agjentët e sigurisë së Iranit rrëmbyen trupin e djalit të saj.
“Ky është mesazhi i nënës që nuk e ka parë djalin e saj për gjashtë vjet dhe nuk kishte dijeni për sëmundjen e tij, dhe tani trupi i tij u kthye në Iran, por u rrëmbye në aeroport nga autoritetet”, tha nëna e Haghighatnejadit përmes një videoje.
Raeise nuk tha se nëse autoritetet kishin konfirmuar se ku kanë dërguar trupin e djalit të saj. Autoritetet iraniane ende nuk kanë komentuar për këtë çështje.
Familjarët dhe miqtë i thanë Shërbimit Iranian të REL-it se kishin pasur lejet e nevojshme për varrosjen e gazetarit në Shiraz.
Haghighatnejad ishte larguar nga Irani pas rritjes së presionit ndaj gazetarëve dhe nisi të punonte në mediat jashtë vendit. Ai nuk mundi të kthehej në Iran për shkak të punës së tij si gazetar.
REL-i ka informacione që sugjerojnë se familja e Haghighatnejadit ka qenë nën presion nga Qeveria që të pajtohet që trupi i gazetarit të varrosej në një tjetër varrezë jashtë qytetit të tij të lindjes.
Presidenti i REL-it, Jamie Fly, tha se manipulimet e regjimit iranian ndaj familjes së Haghighatnejadit janë “të turpshme dhe të neveritshme” dhe shtoi se familjarët e tij meritojnë që t’u lejohet që ta varrosin atë pa u penguar nga regjimi.
Haghighatnejad ishte një analist dhe komentator politik i shquar në mediat në gjuhën persiane brenda dhe jashtë Iranit. Vdekja e tij vjen në kohën kur Irani po përballet me trazira pas vdekjes së një vajze të re, e cila vdiq në mbajtje, pas arrestimit nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.
The Supreme Court has rejected the release from prison for...
Pranvera Xhafa e cila merret me fenomenet okulte, ka hedh...
The Special Prosecutor's Office against Corruption and Org...
Former parliament speaker Jozefina Topalli has comment...
After "bringing down" his problem in the Parliament, c...
Journalist Habjon Hasani has stated that the oppositio...
The head of the DP, Sali Berisha, has also given an an...
"Top Channel" television has made a chronicle about th...
The head of the DP, Sali Berisha, spoke after the agre...
The General Secretary of the Democratic Party, Flamur ...
The General Secretary of the Regional Cooperation Coun...
The General Secretary of the Regional Cooperation Coun...
Deputeti Gazment Bardhi do të paraqitet nesër në SPAK....
Pas konferencës për mediat së bashku me Presidenten e ...
The former coordinator of Democratic Persuasion, Astri...
President Bajram Begaj held a meeting with the Preside...
As always, when he gives press statements, either with...
Prime Minister Edi Rama, during the press conference w...
The President of the European Council, Ursula Von Der ...
Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Këshillit Europian...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the murder that occurre...
The State Police has revealed details from the operation i...
A serious road accident occurred this morning on the Vlora...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Israeli military forces have launched new attacks on the c...
Just two days after the early parliamentary elections were...
In 2025, 65 conflicts involving at least one state were re...
Historiani i njohur amerikan Gordon S. Wood, fitues i çmim...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...