LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Daily Mail” jehon koncertit të Dua Lipës në Tiranë

2022-11-29 12:34:00, Aktualitet CNA

“Daily Mail” jehon koncertit të Dua Lipës në
Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, mbajti koncertin në sheshin Skënderbej ku qindra të rinj u mblodhen për të dëgjuar këngët më të dëgjuara të yllit të popit.

Dua performoi me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë për spektaklin e fundit të turneut të saj “Future Nostalgia”.

Gazeta britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull këngëtares duke treguar detaje për veshjen dhe mënyrën si elektrizoi skenën mbrëmjen e djeshme.

"Ylli i popit magjepsi fansat e mbledhur në sheshin Skënderbej të Tiranës, me aftësitë e saj vokale dhe lëvizjet energjike të kërcimit, teksa prodhoi hitet e saj në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, shkruna Daily Mail.

Daily Mail ka përshkruar në mënyrë të dëtajuar stilin dhe pamjen e jashtme të këngëtares duke thënë se “Dua tregoi fizikun e saj atletik me veshjen e prerë me iluzion vezullues ndërsa argëtonte turmën”.

Kujtojmë se Dua ka marrë pasaportën shqiptare ditën e djeshme për rolin e saj në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj.

Në një postim në Instagram, Dua ka falenderuar Presidentin Bajram Begaj dhe Kryebashkiakun Erjon Veliaj për marrjen e shtetësisë shqiptare.

Gjithashtu në gusht të vitit 2022, Dua u emërua Ambasadore nderi në një ceremoni në Zyrën e Presidentit në Prishtinë./CNA.al

Lajmet e fundit nga