LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Breshër dhe reshje intensive në Korçë/ Përmbytet qendra e qytetit, CNA sjell pamjet

2023-09-25 10:53:00, Aktualitet CNA
Breshër dhe reshje intensive në Korçë/ Përmbytet
Pamje nga Korça

Moti i keq ka përfshirë juglindjen e vendit. Breshër dhe reshje intensive janë regjistruar në Korçë.

CNA ka siguruar pamjet nga situata në qytetin e Korçës.

Ashtu siç mund të shihni nga videot, uji po vërshon në rrugët e qytetit duke shkatuar përmbytje.

Shkak për përmbytjet janë bërë kushtet e vështira atmosferike me reshje të shumta shiu shqoëruar dhe me erë të fortë në zonat malore.

Më herët CNA raportoi se më shumë se 40 fshatra të juglindjes së vendit nga mëngjesi i ditës së sotme janë pa energji elektrike.

Vetem në njësinë administrative Gore të Bashkisë së Maliqit prej disa orësh kanë mungesë të energjisë elektrike në 17 fshatra ndërkohë, që 3 fshatra në njësinë administrative Moglicë prej 3 ditësh janë pa energji elektrike.

Pa energji elektrike për shkak të stuhisë dhe shkarkimeve të shumta atmosferike, nga mëngjesi i sotëm janë edhe 12 fshatra të njësisë administrative Propotisht. E njëjta situatë paraqitet prej disa orësh, janë dhe 5 fshatra në njësinë administrative Pojan të Bashkisë së Maliqit si dhe fshatra të tjerë të Bashkisë së Korçës, të cilët marrin furnizim nga i njëjti fidër.

Pa energji elektrike edhe fshatra të bashkive Devoll e Kolonjë, kryesisht të Devollit të Sipërm, por dhe ato të fushës. Kushtet e vështira atmosferike e bëjnë të vështirë këto orë të para të mëngjesit ndërhyrjen e specialistëve të OSSHE, por burime të sigurta thanë se ka pasur edhe stakime nga ana e operatorit të shpërndarjes për shkak të shkarkimeve atmosferike të shumta në këto zona.

Zyrtarisht bëhet me dije se grupet e OSSHE janë në gatishmëri për të normalizuar situatën e rëndë të krijuar./ CNA

Lajmet e fundit nga