LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

500 mijë euro për postin e kreut të SASPAC/ Zbulohet skena, fshirja e njoftimit dhe VKM-ja e re

2023-12-04 13:03:00, Politikë CNA
500 mijë euro për postin e kreut të SASPAC/ Zbulohet skena,
Kryeministria

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale akuzon se kandidati për pozicionin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, që ndryshe njihet si SASPAC, ka ofruar 500 mijë euro për të marrë këtë post. 

Berisha sqaron se kandidati kishte vetëm 8 vite eksperiencë pune dhe jo 15 siç e kërkon ligji. Ai nënvizon se për këtë arsye Ëngjëll Agaçi me urdhër të Ramës hoqi menjëherë njoftimin nga faqja e Kryeministrisë. 

Kreu i PD-së, vazhdon më tej me akuzat se qeveria është mbledhur për kastile për miratimin e vetëm një VKM-je, në të cilën ndryshon VKM e mëparshme për shpalljen e tenderit për kreun e SASPAK duke vendosur si kriter për drejtorin vetem 7 vite pune nga 15 vite që ishte ky afat më parë.

Berisha ka publikuar edhe një shkrim të gazetarit Klodian Tomorri, ku sqarohet e gjithë skema.  

Reagimi i plotë:

Histori e denjë për gjobvënës! VKM që kushtoi 500 mijë euro. Me para përmbys vendimet e qeverisë.
Miq, Edi Rama pas amnistisë së parë emëroi bashkë-hajdutin e tij Ilir Beqjen në krye të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Mirëpo kjo me të drejtë solli reagimin e fort të partnerve të cilët refuzuan të bashkëpunonin me një hajdut të certifikuar, por të amnistuar nga skapi i Partisë.
Kështu pas amnistisë së dytë nga Skapi i Partisë me ndërhyrje direkt të Edi Ramës, Beqja dha dorëheqjen në këmbim të Amnistisë që fitoi.Pas dorëheqjes së tij, Këshilli i Ministrave hapi tenderin për drejtorin e kësaj agjencie. Në vendim u përcaktua se kandidati për drejtor të SASKAP duhet të ketë 15 vjet eksperiencë.
Por çfarë ndodhi? Sipas burimeve të brendeshme kandidati pareli që ofroi për postin 500 mijë euro kishte gjithsej vetëm 8 vite punë! Siç thoshte dikur i madhi Hasan Zyko: me para ia hynë qabesë, shef vakefin e Fatimes edhe tani me para bën çudinë, kthen përmbys qeverinë. Kjo ndodhi. Engjelk Agaçi me urdhër të Ramës hoqi menjëherë njoftimin e tenderit. Të gjithë ata që kërkuan njofitmin e shpallur gjetën se ai ishte zevendesuar me 404 error, domethënë se ishte fshirë, por jo nga hacker të Iranit, por nga Agaçi i Ramës. Dhe pas këtij akti të pashembullt qeveria mblidhet kastile për miratimin e vetëm një VKM në të cilën ndryshon VKM e mëparshme për shpalljen e tenderit për kreun e SASPAK duke vendosur si kriter për drejtorin vetem 7 vite pune nga 15 vite që ishte ky afat në VKM-në e parë. Pra 500 mijë euro për vitin e ri! Ja vlen një VKM./CNA

Lajmet e fundit nga