web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“5 milionë euro dëm tek Dogana”/ Elisa e inceneratorëve e terrorizuar nga tenderat

2024-02-13 12:50:00, Aktualitet CNA

“5 milionë euro dëm tek Dogana”/ Elisa e

Jamarbër Malltezi ka publikuar në rrjete sociale një intervistë të Elisa Spiropalit apo Elisës së Inceneratorëve dhe krahas saj tregon që kjo e fundit po lexon me vështirësi letrën nga kryeministri Edi Rama.

Malltezi thotë se Rama u ka ndaluar debatet në teelvizion por edh ekur dalin ju jep letrën që duhet të lexojnë.

Sipas Malltezit, Spiropali është e terrorizuar dhe kjo ndodh kur kapesh me 5 milionë euro tek Doganat apo me 350 mijë euro tender.

“Terrori i Elisës që lexon me vështirësi letrën nga Edvini.

Jo vetëm që ju ka ndaluar debatet në TV, por edhe kur i nxjerr në intervista ju jep letrën që duhet të lexojnë.

Kjo ndodh kur nuk janë njerëz të lirë por të kapur qoftë me 5 milionë € dëm tek doganat e qoftë me 350,000 € tender që i vëllai i Elisës shpall fitues burrin e Elisës”, shkruan Malltezi./ CNA





Lajmet e fundit nga