LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

110 vjet Pavarësi/ Vangjeli: Jemi në demokraci hibride, akoma s’pranojmë humbjen në zgjedhje

2022-11-28 22:19:00, Aktualitet CNA
110 vjet Pavarësi/ Vangjeli: Jemi në demokraci hibride, akoma
Analisti Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur për situatën në vendin tonë, ku sot të gjithë shqiptarët festojnë 110 vjetorin e Pavarësisë.

Vangjeli tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se pavarësisht se Shqipëria është shtet i pavarur, vendi është njësoj si 110 vite më parë.

Ai deklaroi se ne kemi një demokraci hibride, me shumë elementë të të shkuarës, ku ende nuk pranohet humbja në zgjedhje.

“Ne jemi në demokraci hibride, në formë është demokraci, në përmbajtje është hibride, me elementë të shumtë të së shkuarës e cila na shfaqet, herë pas here në shumë forma. Ne kemi një raport të deformuar me shtetin, edhe pse shteti ynë është shumë i lirë. Dy janë pikëtakimet e qytetarit me shtetin: taksat dhe vota. Jo më larg se 110 vjet përpara, të mos paguaje taksa ishte një akt gati-gati patriotik, se ia hidhje pushtuesit, shmangia ishte një gjë e mençur dhe e zgjuar. Nuk ka ndryshuar, edhe sot është e njëjta histori. Po kështu edhe vota, që është një element i ri i shtuar. I vetmi bast që do ta fitonte çdo shqiptar është se të nesërmen e zgjedhjeve pala humbëse nuk do ta pranonte rezultatin dhe do të thoshte se ia vodhën. I vetmi konsensus është se vota vidhet.

Janë edhe dy probleme të tjera. I pari janë ata që na kanë qeverisur, ata që na qeverisen dhe siç duken bathët edhe ata që i bie të na qeverisin nesër, që e shikojnë pushtetin jo si një mjet për të realizuar qëllimet e mbara, por si qëllim të vetëm për ta fituar me çdo kusht. Dhe ky lloj gjakimi ndaj pushtetit është i tillë.

Në vitet ’90 pati një valë vendesh që përqafuan demokracinë në Evropën Lindore, sepse ishte zgjidhja dhe zgjedhja e vetme. Fatkeqësisht nuk është kështu. Duke nisur me krizën e madhe të vitit 2008 dhe sot, demokracia dhe vetë sistemi liberal, ka hyrë në krizë dhe mendja njerëzore nuk ka shpikur një sistem tjetër që t’i referohemi”, theksoi analisti./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga