Sali Berisha fatkeqësisht ka një të përbashkët me një trafikant droge me shtatasin Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi.
Të dy janë një problematikë “non grata” nga SHBA-ja dhe fatkeqësisht apo turpësisht doktori është bashkuar me trafikantin e drogës, Xhemail Pasmaçiu.
Jo thjeshtë dhe vetëm për “non gratën” e SHBA-së.
Në disa dalje të tij mediatike çështjen McGonigal e trajtoi fort dhe politikisht, por tani e ka kthyer atë në një çështje, ku argumentet që jep janë qesharake dhe totalisht të neveritshme.
Sali Berisha, njeriu që shumë demokratë e besojnë, e mbështesin dhe e duan në krye të PD-së, e respektojnë kontributin e tij dhe forcën e një 78-vjeçari, një njeri thuajse i paepur, përfundon duke u dhënë argumente politike qytetarëve shqiptarë dhe opozitarëve, trafikantin e drogës, Xhemail Pasmaçiu, që është treguar hero se s’ka pranuar për të paguar gjobën ndaj “McGonigal”.
“Ekipi i famëziut McGonigal, tradhtarit të kombit amerikan, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza, kalonin nga një lokal në tjetrin, nga një hotel në tjetrin, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’u zhvatur atyre miliona euro.
Njëri nga këta biznesmenë, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, miliona për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv, 'Ora News', Ylli Ndroqi.
Dorian Duçka dhe Agron Neza, këta mafiozë kriminelë dhe të pafytyrë, jo vetëm i kanë kërkuar këtij sipërmarrësi gjobën, por refuzimi i tij në prani të dëshmitarëve, t’ua paguajë atë, është shoqëruar me kërcënime të mëvonshme nga ana e këtyre dy mafiozëve.
Unë e përgëzoj zotin Ylli Ndroqi për qëndrimin që ai ka mbajtur. Këtë denoncim ai e ka bërë edhe zyrtarisht pranë autoriteteve amerikane”, ka thënë Berisha një javë më parë.
Berisha e di mirë se shpallja "non grata" nuk është çështje “McGonigali”, edhe për Xhemail Pasmaçiun alias Ylli Ndroqi edhe për vetë doktor Berishën.
Ai do të luajë politikisht dhe kjo nuk ka asnjë diskutim dhe Berisha është treguar gjithmonë dinjitoz, askush nuk nuk do ta shpjegojë pse ka rënë kaq poshtë duke sjellë në opinionin publik emrin e një personazhi që është faktuar me dokumente nga SPAK-u për trafikim droge në Turqi, se ka pasur probleme dhe në Itali, që i është konfiskuar pasuria, që është i përfshirë në dosjen skandaloze të Ilir Metës.
Ylli Ndroqi është trafikant droge dhe Sali Berisha e di shumë mirë se ka qenë kryeministër i vendit.
Ndoshta i duhet ajo copë ekrani që ka Ylli, por ka njerëz që kanë kauza në jetë dhe kështu ka qenë dhe Berisha.
Një nga kauzat që duhet të ishte e doktorit duhet të kishte në themel pastërtinë e medias. Mund të ketë problematikë gjobaxhinj të korruptuar, por nuk mund të ketë një trafikant droge.
Berisha mund të zgjedhë ta vendosë Ylli Ndroqin deputet se kjo i mbetet pa bërë për shkak të dinjitetit të madh që ka treguar Ylli.
Kështu do ta ngrejë edhe më lart figurën e trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu, por ku do ta çonte vetëm aty ku po e çon.
Nuk ka kthim pas.
Ndoshta është e pakorrigjueshme, sepse as ai as Meta nuk do të kenë më shumë mbështetje nga qytetarët, në rast se marrin në mbrojtje një trafikant droge dhe përziejnë historitë e McGonigal dhe skandaleve dhe hetimeve në SHBA që zhvillohen atje, duke përdorur lloj-lloj broçkulle si argumente dhe duke i dalë në krah një trafikanti droge.
I provuar dhe i raportuar nga Interpoli, Ylli Ndroqi alias Xhemail Pasmaçiu është trafikant droge.
Sali Berisha e di këtë, por ka zgjedhur ta shpallë hero dhe kauzën “McGonigal” e ka çuar te një trafikant droge.
Deri ku po shkon Berisha?
A po tregon kjo, se doktori është vërtet në një ditë të keqe, kur një çështje si “McGonigal” mund ta trajtonte shumë më fort dhe mos ta degjeneronte tek avokatia ndaj një trafikanti droge dhe duke e sjellë atë si legjendën e çështjes “McGonigal”.
Kjo është e neveritshme që doktori turpësisht e bën me vetëdije./CNA.al
Eduard Zaloshnja dje ka publikuar sondazhin e tij të radhë...
Javët e fundit politika shqiptare, ethshëm, debaton mbi sk...
Në seancën plenare të ditës së sotme ku haptazi u shkel rr...
Në pranverën e vitit 1998 Edi Rama u katapultua në kar...
Një personazh, i cili është këshilltar i ministrit, ka qen...
Shumë personazhe, të cilët qëndrojnë në krah të Lulzim Bas...
Kjo foto vlen sa për një mijë fjalë. Ndoshta komenti do të...
Një lajm u shpërnda shpejt në media, ku thuhej se isht...
“Top Channel” ka publikuar dje një material në lidhje ...
Për 28 ditët e janarit, në Shqipëri kanë plasur një së...
Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...
Provat e reja për 21 janarin implikojnë edhe Lulzim Bashën...
Ngjarja e “21 Janarit” është një nga datat më tragjike...
Partia Demokratike po kalon një krizë të thellë, jo pë...
Është shtyrë për të shtatën herë, seanca e Apelit për depu...
Në një status Alibej më në fund foli. Dhe jo vetëm foli, p...
Në 21 tetor 2022, Taulant Balla njoftoi nismën ligjore...
Jorida Tabaku kishte ca ditë që nuk kishte shkruar gjë...
Ditën e hënë nis sesioni i ri Parlamentar. Mesa duket...
Në datën 11 janar pritet të zhvillohet seanca e radhës...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
20 520 euro dhe 100 dollarë janë sekuestruar këtë të premt...
585 kilogramë e 208 gramë është sasia e kokainës së kapur ...
Policia greke ka goditur një rrjet të trafikut të drogës n...
Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasen S.M. 32 vje...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli në një konfer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjal...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...