LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse AMA nuk i heq licensën trafikantit të drogës, Xhemail Pasmaçiu?!

12 Janar 2023, 18:41, Aktualitet CNA
Pse AMA nuk i heq licensën trafikantit të drogës, Xhemail
Fotomontazh - AMA dhe Ylli Ndroqi, alias Xhemail Pasmaçiu

CNA.al ka raportuar se Ylli Ndroqi, alias Xhemail Pasmaçiu, vazhdon të drejtojë televizionin e konfiskuar “Ora News”.

Ylli Ndroqi në fakt është njeriu i akuzuar si trafikant droge në Turqi dhe Itali, është njeriu të cilit i janë konfiskuar pasuritë, pasi SPAK provoi se ishte i njejti person me trafikantin ndërkombëtrar të drogës, Xhemail Pasmaçiu.

Por pavarësisht se televizioni “Ora News” është konfiskuar dhe administrohet nga shteti, CNA.al ka raportuar se menaxhohet dhe drejtohet nga Ylli Ndroqi.

Pse AMA nuk i heq licensën trafikantit të drogës, Xhemail
Ylli Ndroqi duke festuar me stafin për Vitin e Ri

Fotot e publikuara nga CNA.al të festës së fundvitit të Ylli Ndroqit me stafin e medias së tij, janë një dëshmi e menaxhimit të televizionit nga një trafikant droge.

Por pyetja jonë është se përse Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk po merr masa? Pse AMA nuk ia heq licensën Ylli Ndroqit, alias Xhemail Pasmaçiut?

Pse AMA nuk i heq licensën trafikantit të drogës, Xhemail

Kjo pasi për të hapur televizion duhet të dorëzosh dëshmi penaliteti dhe dëshmia e penalitetit që ka dorëzuar Ylli Ndroqi, alias Xhemail Pasmaçiu është false.

Ai është paraqitur në AMA si shtetasi Ylli Ndroqi, i cili është i padënuar dhe jo si Xhemail Pasmaçiu, i cili është dënuar në Turqi dhe arrestuar në Itali për trafik droge.

SPAK ka konfirmuar tashmë prej rreth një viti e gjysmë se Ylli Ndroqi është i njejti person me Xhemail Pasmaçiun. (Lexo këtu)

Rreth 16 vjet më parë, AMA ka licencuar Ylli Ndroqin, duke i dhënë frekuenca publike t’i përdorë në emër të fjalës së lirë, në zbatim të ligjit.

Pse AMA nuk i heq licensën trafikantit të drogës, Xhemail

Por në kushtet kur një televizion drejtohet nga një trafikant droge, i cili prej javësh po sulmon institucionet dhe bizneset, përse duhet të vazhdojë të mbajë licensë mediatike?

AMA sot është përballë fakteve dhe nuk duhet të heshtë.

Ama duhet të verifikojë në zbatim të ligjit se kush është Xhemail Pasmaçiu, alias Ylli Ndroqi. Nuk mund të kemi trafikantë droge pronarë mediash, Shqipëria nuk është Kolumbi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga