LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur punët nuk i "ndreq" as miku/ “Syri i Tiranës”, kulla që po "fut xixat" mes rilindasve

25 Shtator 2022, 12:51, Aktualitet CNA
Kur punët nuk i "ndreq" as miku/ “Syri i
Syri i Tiranës

Prej kohësh Edi Rama ka shfaqur shqetësimin e tij lidhur me një gradaçelë, e cila së fundmi po bën “një shtesë” disakatëshe mu në qendër të Tiranës. Ai shprehej se kjo kullë ka skandalizuar “Syrin e Tiranës”.

Kjo ndërtesë po punohej në hapësirën mes rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, shumë afër sheshit “Skënderbej”. Sakaq, edhe arkitekti danez, Henning Larsen, e kishte paralajmëruar kryeministrin se vepra e tij përçudnohej, e këtë e ka pohuar edhe vetë kryeministri.

Kjo ndërtesë ishte planifikuar që të ishte 26 kate, por tashmë ajo ka shkuar mbi 32 kate. Një thashethem që po qarkullon që nga nisja e sezonit veror është se ndërtuesi i kësaj ndërtese është mik i ngushtë me një ish-deputet socialist, të cilin Rama donte ta spostonte nga politika, por që e kishte fituar vendin pas angazhimit të hapur të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Një informacion i pafaktuar në fakt ky, por që në anën tjetër ngre hije dyshimi mbi rivalitetin e brendshëm e të heshtur, kryeministër-kryebashkiak.

Vite më parë dihej se “Eye of Tirana – Syri i Tiranës”, ishte një projekt i studios daneze të arkitektit, Henning Larsen, që ishte pjesë e kompanisë Edil Al të vëllezërve Dulaku. Vëllezërit më pas e kishin shitur atë pronë te një ndërtues jo shumë i njohur.

Së fundmi ka qenë emisioni "STOP" që e ka rikthyer në vëmendje këtë ndërtuesin jo shumë famoz, ku ka ndërtuar një profil të tij si biznesmen. Ai theksoi se kulla me 5 kate shtesë i takon “ARLIS CONSTRUCION” me pronar Armand Lilo. Ky i fundit u cilësua nga "STOP" si një “një ndërtues i afërt me qeverinë”.

Më tej, emisioni investigativ paraqiti edhe disa të dhëna për kompanitë, bizneset si dhe rastet kur emri i këtij ndërtuesi është përmendur në media.

Të jesh i afërt me qeverinë nuk është diçka që e çudit opinionin publik tashmë, pasi dihet se një person që ndërton në zemër të Tiranës, ka lidhje me qeverinë dhe shumë grataçiela Rama i ka legalizuar, por nga ana tjetër, nëse Armando Lilën e ka bërë “shembull”, kjo nuk nënkupton asgjë më shumë veçse faktit se ky zotëri nuk ka hyrë në grupin e të preferuarve të pushtetit, pavarësisht përpjekjeve të tij të vazhdueshme për të krijuar lidhje me grupe mediatike apo me ndonjë deputet që Rama ka hequr nga lista./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga