LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Gjobaxhi! Të njohim mirë!"/ Adriatik Doçi përpiqet të shfajësohet pasi del zbuluar si shantazhues, por komentuesit e “masakrojnë”

23 Mars 2023, 16:24, Aktualitet CNA

"Gjobaxhi! Të njohim mirë!"/ Adriatik Doçi

Tri audiopërgjime kanë nxjerrë zbuluar si shantazhues Adriatik Doçin, i cili tregon me zë se si përdor influencën e tij si gazetar për t’u vënë gjoba politikanëve, bizneseve, gjyqtarëve e prokurorëve.

Në tentativë për të shfajësuar veten, Adriatik Doçi ka bërë një status në rrjetet sociale, ku ka publikuar mesazhet me Naim Nokën, gazetarin që thotë se i ka nxjerrë audiopërgjimet.

Ai justifikohet se nuk ka kontratë me asnjë biznes, por pretendon në bisedën me kolegen e tij ishte duke treguar realitetin e tregut të reklamave në media.

“Një kolege gazetare, duke pirë kafe, më pyet se si funksionon tregu i reklamave në media. Dhe unë i shpjegoj që kur me një biznes ke marrëveshje reklamimi, nuk mund të publikosh lajme kundër tij.

Ky është një realitet i rëndomtë. Një bisedë që mund ta bëj 1 mijë herë.

Barra morale bie mbi kolegen që përgjon biseda në tavolinë me telefon. Megjithatë, e mirëkuptoj kolegen dhe më vjen keq që po e përdorin.

Kush më njeh e di që nuk shantazhohem. Të gjithë dashamirësit e mi të rrinë të qetë.

Unë nuk kam as media dhe as nuk kam lidhur kontratë me askënd, por pa dyshim që kam akses në media”, shprehet ndër të tjera Doçi.

Por pavarësisht tentativave të tij për të dalë  “i larë”, qytetarët i janë hedhur në sulm. Ndjekësit e kanë “masakruar” me komente, ku i kanë vënë në dukje se nuk e mbulon dot të vërtetën dhe duke e quajtur gjobaxhi.

Ata kanë theksuar se nuk e besojnë shpjegimin e gazetarit, pasi ky i fundit vetë tregon metodat që ka përdorur për të shanzhuar politikanë, biznese e njerëz të drejtësisë./ CNA

"Gjobaxhi! Të njohim mirë!"/ Adriatik Doçi

"Gjobaxhi! Të njohim mirë!"/ Adriatik Doçi

"Gjobaxhi! Të njohim mirë!"/ Adriatik Doçi

 

"Gjobaxhi! Të njohim mirë!"/ Adriatik Doçi

Lajmet e fundit nga