Irfan Hysenbelliu, një nga pronarët e disa mediave në Shqipëri, sot në një dalje të tij në ekran na deklaroi publikisht se sulmi ndaj hotelit të tij dhe shembja e “Prestige Resort”, u bë për shkak të linjës editoriale të tv “News 24” e të tjera si këto. Pra një "diktaturë" mediatike e Kryeministrit që vjen pasi u dha goditja e parë në shtator, por më pas nuk u negociua linja editoriale dhe tani u shemb hoteli.
Le ta shohim pak "diktaturën mediatike" të Edi Ramës dhe Irfan Hysenbelliut apo dhe disa të tjerëve me radhë.
Në vitin 2020, SPAK mori nën hetim Ylli Ndroqin, të cilit tashmë i ka konfiskuar tashmë edhe pasuritë, hetime të lindura për shkak të një ndryshimi emri, për shkak të një të shkuare të errët në lidhje me drogën e Ylli Ndoqit, dikur me emrin Xhemail Pasmaçiu, histori akuzash që vinin në Turqi, shkonin në Itali, në Milano e përfundonin tek televizionet apo pasuritë në Tiranë.
Ylli Ndroqit iu sekuestrua, iu konfiskua tashmë një televizion, tjetri në një përqindje aksionesh shumë pasuri, e të tjera si këto. Por nga viti 2020 e deri më sot 24 orë në 24 “Ora News” dhe Ylli Ndroqi që e menaxhon ende vetë, vazhdojnë të shkruajnë kundër qeverisë, të raportojnë kundër Erjon Veliajt pa ndalim.
Televizioni vazhdon të menaxhohet nga Ylli në hije, çohen pagesat, mbyllet gjithçka, këto kanë pak rëndësi, por linja editoriale vazhdon të mbetet e ashpër, televizion në front opozitar, sa të bëjnë të xhelozohesh dhe të kujtojnë Fahri Balliun me 55-ën e tij dikur, shumë vite më larg.
Le të shohim Irfan Hysenbelliun. Kur Ylli Ndroqi u prish me qeverinë dhe Erjon Veliajn dhe filloi të shkruante apo të raportonte televizioni kundër kryebashkiakut apo kryeministrit, Irfan Hysenbelliu bënte kronika se sa të lumtur jetonim ne nën pushtetin e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt.
Edi Ramën tashmë e shpalli "armik" para ca muajsh, deklaronte se do e rrëzonte deri në 1 janar a thua se është kryetar i opozitës Irfani. Por nga ana tjetë pas "armikut vjen miku Erjon Veliaj që vazhdon ta ketë zemrën e mediave të tij, a thua Lali nuk është me Ramën por vjen nga një botë tjetër. Po kur u shëmb teatri psh? Mediat e Irfanit vazhdojnë t’i mbajë ison në këngën e tij (Veliajt), apo t’i recitojë poezinë që do lali Eri. Asnjë nga kronikat që jepeshin në “Ora News”, kritikat ndaj bashkisë për tendera, për prokurimet, për institucionet publike, për ministrat, për Edi Ramën, nuk i jepte Irfani, nuk jepte as kronika kundër inceneratorëve, skandaleve apo aferave të qeverisë.
“News 24” kishte kontratë dhe merrte para, merrte llokma nga inceneratorët. Disa muaj më parë ndodhi një përplasje, ca taksa të papaguara, letra tatimesh, doganash dhe gjithçka mori një rrugë tjetër. Sot Irfani thotë që fajin e ka linja editoriale e “News 24”. Ndoshta është e tepërt, por “News 24” nuk ka pasur kurrë linjë editoriale kundër qeverisë, ka qenë thjeshtë dhe vetëm vasale e saj. Filloi të bërtasë kur i shkuan fadromat.
Këtë e ka treguar dhe vetë Irfani se si kryeministri, deputetët socialistë dhe ministrat qëndronin, hanin e pinin në “Prestige Resort”. Ky është morali i “News 24” dhe mediave të Irfan Hysenbelliut si "diktaturë mediatike", pa thënë se sot ka drejtor të mediave të tij një ish-deputet dhe sekretar të Edi Ramës.
Shkojmë më tej. Të theksohemi te diktatura mediatike e Edi Ramës, 24 orë në 24 “Ora News”, “News 24”, e të tjera me radhë vazhdojnë e bëjnë propadandë kundër qeverisë.
Ka filluar e bën edhe “Top Channel” prej disa muajsh, për pakënaqësi të mëdha me kryeministrin, a thua se 8 vite nuk kishin as sy, as veshë, por mbanin këngën e inceneratorëve, tani kanë fillluar një këngë tjetër. Halle kanë edhe ata të Top-it. Dikaturë mediatike? Cfarë bënte Top-i kur sulmohej Rama nga mediat për inceneratorët p.sh.? Thjesht thoshte sa të lumtur ishim me inceneratorë sepse merrte thasë me leke nga ato kompani. Tani që skanë marrë cfarë i kërkojnë Ramës janë bërë edhe keta të Top Rilindjes me "diktaturën mediatike".
Ne fakt këta të tre mësipër duan të jenë kryeministra, kryetarë bashkish, drejtorë që shpërndajnë tendera, influenca, emërime, të venë ministra etj etj. Këta duan të jenë kryeministra megjithëse ende skanë bërë partitë e tyre dhe skanë hyrë në zgjedhje.
Ka edhe më shumë.
Aty është “Syri Tv”, 24 orë në 24, janë me dhjetëra portale opozitare. Edi Rama mund të jetë autokrat, mund të ketë 1 mijë e një probleme si kryeministër, ndoshta duhet të ikë dhe duhet rrëzuar nga shqiptarët, pakënaqësitë duhet të përkthehen në votë, ka 1 mijë e një mënyra, por zëri opozitar aty është, në televizion është, pastaj sot se e ke “News 24” se nuk e ke, Berishën dhe Metën i shikon live në rrjete sociale 24 orë pa ndalim.
Rrjetet sociale si ndal dot kush. Pra ska me disktaturë mediatike nuk mund të ekzistojë më. Ekzistojnë pronarë mediash që kërkojne para dhe benefite nga pushteti politik. Kaq është e gjitha.
Prandaj dhe këto termat e shpikura të "diktaturave mediatike" nga Irfani me shokë nuk vlejnë sepse këta vazhdojnë po flasin, vazhdojnë të shajnë 24 orë, vazhdojnë të jenë aty në jetën e tyre, por këtë diktaturën mediatike e shpikën sot se po iu shembet një pallat, nuk e thanë kurrë dje dhe nuk përdoren kurrë argumenta, kritika, fakte dhe prova ndaj qeverisë dhe kryebashkiakut të Tiranës, por tani që konfliktohen dhe iu shkon tek dera e tyre, tani ngrenë zërin.
Për 8 vjet për hallet e shqiptarëve dhe problemet e tyre nuk flisnin, pasi ishin në pazar me qeverinë dhe me Ramën. Tani që konfiktohen fajin e ka Rama, por i lëpihen Lali Erit (përjashto Ndroqin). Ky është morali i "diktaturës mediatike" të Edi Ramës që në fakt shkon tek neveria me klientelizmin e pështirë të pronarëve të mediave që lëpijnë kockat që iu jep qeveria./ CNA.al
Primaret janë një risi në PD. Kreu në detyrë, Sali Ber...
Opozita shqiptare ka marrë një pozicion në mbështetje të I...
IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në...
Lulzim Basha dhe të tijtë duket se kanë ngelur një gru...
Në media është raportuar dhe drejtuar gishti nga kreu i gr...
Negociatat midis grupit të Berishës dhe atij të Lulzim...
Mediat dhe pagesat e tyre nga kompanitë e inceneratorëve j...
Mund të duket e pabesueshme, por faktet çojnë në një drejt...
Vjollca Hoxha, "Top Channel" dhe aksionerët e “Valteli...
Gjykata e Apelit në datë 22 prill 2022 ka pranuar ankimin ...
Opozita organizoi dje një protestë në Tiranë. Kreu dem...
Tri ditë më parë Grida Duma njoftoi dorëheqjen e saj si de...
Nga verifikimi i deklaratave të pasurisë së ish-deputetes ...
Grida Duma nëpërmjet një fjalimi të gjatë sot tha se ishte...
Njerëzit e inceneratorëve janë hedhur në sulm për post...
Gert Bogdani ka shpallur kandidaturën për të garuar në Pri...
Partia Demokratike ka shfaqur Primaret. Disa emra deri tan...
Në Korçë mbushen burgjet për statistika apo më keq, policia ...
Kiko u zgjua të shtunën i trembur nga një ëndërr që nu...
Me apo pa Berishën, me apo pa Bashën, Partia Demokrati...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Stefano Pioli e pranon se skuadra e tij nuk po funksionon në...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një person është vënë në pranga nga policia e Kurbinit...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 17 në Korçë. ...
Shkon në 48 numri i kamerave të çmontuara në qytetin e Kor...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e k...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një...
Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas pë...
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të hënën se Kri...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti ...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...