Afera KESH-NOA/ Drejtësia palë me korrupsion, SPAK trembet nga të paprekshmit?

22 Nëntor 2021, 12:30, Ekonomi CNA
Afera KESH-NOA/ Drejtësia palë me korrupsion, SPAK trembet nga të

Një dosje korruptive, e gozhduar nga faktet dhe dokumentet nuk preket nga drejtësia.

CNA.al, ka publikuar dokumente dhe fakte për një aferë korruptive, ku janë përfshirë institucione shtetërore.

Bëhet fjalë për një çështje korruptive e prodhuar në sektorin energjitik. Faktet dhe dokumentat ngrenë dyshime se në këtë aferë të KESH, janë përfshirë ish-drejtori Benet Beci, apo edhe Autoriteti i Konkurencës.

Skandali ka nisur me  firmosjen e një kontrate mes KESH dhe kompaninë NOA-Energy.

Kontrata është  firmosur me datën 4 Mars 2021 dhe gjithçka ka përfunduar në kohë rekord, në mënyrë të mjegullt në datën 4 maj të vitit 2021.

Pra, brenda tre muajsh.

Por, drejtësia duket se është bërë palë me ketë aferë korruptive. Asnjë reagim nuk ka drejtësia, deri më sot, pavarësisht dokumentave dhe fakteve që janë publikuar dhe që CNA.al, do t?i risjellë sërish.

Të paprekshmit përballë të cilëve drejtësia mbyll sytë kanë emër dhe mbiemër.

Mirëpo, pavarësisht se ku janë të implikuar apo se sa shumë e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit, nuk preken nga SPAK, edhe ky institucion, ka kompetencë pikërisht mbi këta njerëz dhe veprimet e paligjshme që ata kryejnë.

Afera KESH-NOA, ka nisur 14 orë para, se sa Benet Beci, kreu i KESH-it,  të largohej nga detyra me dorëheqje.

Me datë datë 4 Mars 2021, një ditë para dorëheqjes së Benet Becit, është realizuar një  aferë korruptive që prek drejtpërdrejt xhepat e konsumatorëve.

Ky është  fakti i parë që NOA i kërkoi KESH dhe ky institucion me vrap nën drejtimin në hije të Benet Becit, krijoi një situatë për të sjellë më pas një kontratë skandaloze deri dhe kriminale.

Me datën 4 mars 2021, një kompani private NOA Energy i kërkoi KESH-it, një marrëveshje, e cila ka të bëjë me depozitimin e energjisë.

Kur energjia blihet me çmim të shtrenjtë, në kohën e pikut dhe kërkesës më të lartë të kësaj energjie KESH e nxjerr jashtë dhe e merr gjatë natës, kur çmimi është shumë i lirë dhe askush nuk ka nevojë për energji.

Një shkëmbim energjie, apo një sasi që KESH duhet t?ia japë kompanisë private NOA Energy, e cila këtë sasi do t?ia kthejë sërish Korporatës, brenda të njëjtës kohë. Pra, brenda të njëjtës ditë, por duke mos përcaktuar oraret.

Skandali, fillon tek oraret e shkëmbimit të energjisë, sidomos gjatë javëve të fundit, kur çmimi i energjisë elektrike në treg, për megavat, thuajse është ?çmendur?. Ka pasur orë piku të energjisë, mbrëmje, pra nga ora 17:00 deri në orën 21:00, që çmimi i energjisë ka shkuar deri në 400 euro megavati.

Dhe kompania NOA Energy merr energji nga KESH dhe e shet. Dhe në rast se bëjmë një llogari të thjeshtë me një mijë megavat energji, një moment me një çmim tregu nga 300-400 euro për megavat, merr si të ardhura në bazë të çmimit në bursë nga 300 mijë-400 mijë euro.

Këtë energji ia kthen KESH-it, në orët e para të mëngjesit. Pra, në orën 4 apo 5 të mëngjesit, kur çmimi në treg është diku më pak se 50 euro.

Çka tregon qartazi se sa më i lartë të jetë çmimi i energjisë në orën e pikut, aq më shumë fiton kompania private që merr energji nga KESH-i.

Dhe kjo energji i kthehet pas KESH-it me një përllogaritje të thjeshtë, me 1 mijë megavat shumëzim për 0.8 cent që merr KESH. Pra, vetëm 800 euro.

NOA, është një kompani e akuzuar për lidhje me nivelet e larta të Qeverisë dhe këtë herë, duket se drejtuesit e KESH i kanë shërbyer  qartazi me një kontratë abusive

Në këtë skandal është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurencës, i cili ka miratuar kontratën në fjalë.

CNA.al ka siguruar ka siguruar dokumentet që tregojnë sesi Autoriteti i Konkurencës i ka dhënë avantazh një kompanie që fiton miliona euro. Pra, kjo kompani, NOA Energy, është e vetmja që Autoriteti i Konkurencës i ka dhënë të drejtë të marrë energji nga KESH. Duke krijuar kështu një monopol. ./CNA.al

 

 

 

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

SKANDALI KESH – NOA/Zbulohet kontrata korruptive që fundos zyrtarët

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Komisioni “Ruli” jashtë loje/ Basha “i hedh poshtë” punën, kërkon emra të tjerë për deputetë

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

 

Lajmet e fundit nga