LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera KESH-NOA/ Klodian Tomorri shpjegon lidhjen e kontratës korruptive

26 Tetor 2021, 14:12, Aktualitet CNA
Afera KESH-NOA/ Klodian Tomorri shpjegon lidhjen e kontratës korruptive

Gazetari Klodian Tomorri ka folur ditën e sotme për trasaksionet në sektorin e energjisë, që i kanë shkaktuar vendit tonë një dëm financiar me 5-6 milionë euro.

Në një intervistë për MCN, Tomorri shpjegoi se KESH ka pasur një kontratë shkëmbimi me një kompani private përmes së cilës i është shitur energji OSHEE-së me çmime rekord deri në 300 euro për megavat. Gazetari i ekonomisë e quajti të dyshimtë skemën e cila rëndon mbi xhepin e qytetarëve shqiptarë.

Lidhur me atë që kryeministri Rama e quajti ?buxhetin e investimeve?, Tomorri tha se qeveria po shpik koncesione që të përfitojnë sekserët që qëndrojnë pas tyre, ndërkohë që quajti mandatin e tretë ?mandatin e plaçkitjes së madhe?.

?Ajo që ka ndodhur është se KESH ka pasur një kontratë shkëmbimi me një kompani private. Nëse kryqëzohen të dhënat një pjesë e energjisë i është shitur OSHEE me çmime rekord, deri në 300 euro për megavat. E gjithë kjo skemë është bërë përmes një private. Është një skemë e dyshimtë në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për një dëm 5-6 milionë euro që kontrata ka qenë efektive, por duhet rishikuar rast pas rasti. Janë sasi të mëdha që janë shkëmbyer?, tha Tomorri./CNA.al

Lajmet e fundit nga