LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali KESH-NOA/ Një aferë korruptive, nga Benet Beci tek institucionet e përfshira

15 Tetor 2021, 09:19, Politikë CNA
Skandali KESH-NOA/ Një aferë korruptive, nga Benet Beci tek

CNA.al prej disa ditësh, nëpërmjet dokumenteve zyrtare dhe ekskluzive ka denoncuar një skandal, në lidhje me një kontratë abuzive që KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) ka lidhur me një kompani private, NOA Energy, për shkëmbim e energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për një kontratë abuzive, për faktin se nuk janë përcaktuar oraret e shkëmbimit të energjisë.

Sipas kësaj kontrate, KESH i jep energji kompanisë private NOA Energy në oraret e pikut, kur çmimi i energjisë është shumë herë më i lartë, ndërsa kjo kompani private ia kthen korporatës shtetërore, pas mesnate, kur kërkesa për energji është e ulët dhe çmimi është shumë herë më i ulët. (Lexo këtu)

Pra, nga kjo kontratë kompania private, NOA Energy fiton mijëra euro, ndërsa KESH merr vetëm disa thërrime.

Kërkesa e parë e NOA-s është bërë me datën 4 Mars 2021, ndërsa z.Beci ka dhënë dorëheqjen me datë 5 Mars 2021.

Bëhet fjalë për një kërkesë në gjuhën angleze, drejtuar KESH-it, nga NOA Energy. (Lexo këtu)

Më pas në datën 5 mars ka ardhur kërkesa e dytë, ku kompania NOA i ka kërkuar KESH-it, lidhjen e kësaj marrëveshjeje, duke vendosur kushte.

?Referuar shprehjes së interesit për lidhjen e një marrëveshje për shkëmbim të energjisë elektrike dorëzuar pranë zyrave të KESH, me datë 05.03.2021, shoqëria NOA dorëzon draft-kontratën, bazuar mbi këtë propozim?, thuhet në kërkesën dërguar KESH-it, përkatësisht z.Benet Beci.

Më tej në kërkesë radhiten edhe kushtet nga NOA.

?Kapaciteti me lëvrim ?pranin 50 MW. Vëllimi në lëvrim-pranim 40 000 MW, orë në muaj. Me një njoftim paraprak jo më vonë se dhjetë ditë përpara fillimit të lëvrimit NOA do të dorëzojë për XX MW/h, një tarifë prej 0.15 euro MW/h në muaj?, thuhet më tej në akt marrëveshjen e përpiluar nga NOA. (Lexo këtu)

CNA.al gjithashtu po nëpërmjet dokumenteve zyrtare ka treguar sesi në këtë skandal është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurencës.

Pra, sikurse e cilësuam edhe më lart, në datën 4 mars 2021, një kompani private NOA Energy i kërkoi KESH-it, një marrëveshje, e cila ka të bëjë me depozitimin e energjisë.

Kërkesa e dytë për lidhjen e marrëveshjes është në datën 5 mars.

Më pas kjo marrëveshje detajohet dhe bëhet shprehje e interesit pikërisht në datën 8 mars. Tre ditë pasi drejtori i asaj kohe, Benet Beci kishte dhënë dorëheqjen. Por, vazhdonte të qëndronte në detyrë.

Po në datën 8 mars, administratori i KESH përgatit shkresën dhe në datën 9 ia çon kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës.(Lexo ketu)

Megjithëse më përpara Autoriteti i Konkurencës kishte anulluar të tilla vendime, pra nga viti 2019 dhe shumë kompanive të tjera private nuk iu ishte dhënë kjo mundësi, me një shpejtësi të madhe për vetëm 48 orë, pra në datën 9 mars merren dokumentat, dhe brenda 48 orësh del me një vendim.

Vendimi mban datën 12 mars 2021, dhe thotë qartazi se i ka rekomanduar KESH-it që gjatë procedurave të interesit të garantojë përmbushjen e detyrimit për shërbimin publik, të respektojë parimet e leverdisshmërisë, nuk ka depozita kufizuese, detyron KESH-in si operator dominues për çdo kontratë e cila vendos të drejta të veçanta ekskluzive të kërkojë vlerësim paraprak nga Komisioni i Konkurencës, e kështu me radhë. (Lexo këtu)

Pra, Autoriteti i Konkurencës i është përgjigjur KESH-it, për vetëm 48 orë, ndërkohë që institucionet shtetërore për të kthyer përgjigje për shkresa zyrtare që i kanë në protokoll duan një muaj.

Ndërsa në rastin e KESH dhe Autoritetit të Konkurencës kthimi i përgjigjes ka qënë në ?perfeksion?. Është shteti që duam. Përgjigja ka ardhur për vetëm 48 orë, gjë që nuk ndodh në asnjë institucion shtetëror.

Levat e shtetit kanë funksionuar perfekt dhe natyrshëm sjell një pyetje.

Çfarë vaj korrupsioni i ka lëvizur hekurat e ndryshkura të shtetit shqiptar?

Sepse qartazi duket se me urdhër nga lart gjërat kanë lëvizur me shpejtësi skëterrë.

Një drejtor i dorëhequr firmos, më pas vjen shprehja e interesit, kërkesa i dërgohet Autoritetit të Konkurencës, dhe përgjigja e këtij të fundit vjen për vetëm 47 orë.

Por, sikurse thotë edhe një ?Ujku mjergull do?, dhe gjithçka ka lëvizur me shpejtësi.

Një ditë më parë, CNA.al publikoi dy dokumente të tjera, që vërtetojnë skandalin dhe që shtojnë dyshimet. Dhe është pikërisht përgjigja e ardhur nga Enti Rregullator i Energjisë.

Ashtu sikurse e cilësuam edhe më lart. Në datën në datën 9 mars, KESH i ka dërguar kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës.

Por, ndërsa përgjigja e Autoritetit të Konkurencës ka ardhur me datë 12 mars, Entit Rregullator të Energjisë i është dashur një muaj për të kthyer përgjigje.

Në dokumentin që ka siguruar CNA.al, përgjigja e ERE është kthyer me datën 9 prill 2021. Pra, përgjigja e këtij institucioni nuk vjen tre ditë pas, por gati një muaj më vonë.(Lexo këtu)

Që duket se ERE ka qënë jashtë skemës dhe procedura ka qënë normale. Ose ka ?gënjyer? me kohën duke marrë të gjithë proçedurën dhe duke kthyer përgjigje KESH-it, një muaj më vonë.

Ndërsa me KESH dhe Autoritetin e Konkurencës gjithçka zgjidhet me ?çelësin e artë?. Përgjigja vjen menjëherë dhe gjithçka është gati.

Nesër CNA.al do të publikojë kontratën e plotë, ku dokumentet qartazi tregojnë se është bërë një marrëveshje në favor të një kompanie private dhe në kurriz të KESH./CNA.al

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

Thellohet afera KESH-NOA/ Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

Pas Autoritetit të Konkurencës, ERE paralajmëron skandalin e kontratës KESH-NOA energy

Lajmet e fundit nga