LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

10 Tetor 2021, 10:29, Aktualitet CNA

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Sot po sjellim një dokument që i është dërguar në gjuhën angleze KESH-it, i cili është edhe zanafilla e një afere korruptive, pasi nëpërmjet këtij dokumenti është firmosur një kontratë skandaloze.

Një kompani private do të fitonte me qindra mijëra-euro, ndoshta edhe miliona, ndërsa KESH, asgjë.

Një kontratë monopoliste e cila  nuk iu është dhënë kompanive të tjera por vetëm, NOA-s dhe kjo ka ndodhur gjatë një periudhe  të mjegullt.

Pse mjegull?  Shprehja e urtë popullore thotë: “Ujku mjegull do”.

Gjithçka ka ndodhur një ditë para se Benet Beci, Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, të jepte dorëheqjen dhe më pas përreth tetë ditë është kryer çdo procedurë deri në një firmosje kontrate.

Ujku donte mjegull e ndërkohë  Benet Beci qëndronte në zyrat e KESH-it edhe pse kishte dhënë dorëheqjen, derisa bordi vendosi për lirimin e tij  nga detyra.

CNA.al do të sjellë nesër e në vijim të tjera dokumente derisa institucionet përgjegjëse të fillojnë hetimin në lidhje me një skandal ,që ne në fillim e kemi quajtur kriminal.

Qëndrojmë dhe besojmë se është i tillë, për faktin se në kohën  një krize energjitike me diferenca në çmime dhe në orët e trasnmetimit dhe depozitimit të energjisë elektrike, një kompani private në një situatë monopoliste , pra një kompani monopoliste me një miratim  korruptiv nga Autoriteti i Konkurencës kanë mundur që të devijojnë miliona euro në xhepat e privatit duke dëmtuar jo pak buxhetin e Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Faktet  tregojnë se situata ka qenë ndryshe, pasi me datë datë 4 Mars, një ditë para dorëheqjes së Benet Becit, është realizuar kjo e aferë korruptive që prek drejtpërdrejt xhepat e konsumatorëve.

Drejtori ka qenë i larguar me dorëheqje, por ka qëndruar në detyrë. Më tej do të sjellim ditë pas dite të tjera dokumenta për këtë skandal.

NOA Energy trade, SH.P.K (tregtia e energjisë NOA), nëpërmjet kësaj letre interesi, shpreh dëshirën për të mundësuar shkëmbimin  e energjisë duke nisur që nga muaji prill/maj për 12 muaj (çdo vit), duke ndjekur kërkesat e mëposhtme:

Kapaciteti i dorëzimit: (më i madh ose baraz)-50 MV

Vëllimi i dorëzimit: (më i madh ose baraz)-40’000 MV për muaj

Kapacitetet e transmetimit: Sigurohet nga NOA ENERGY TRADE SH.P.K”, thuhet në kërkesën e kompanisë NOA-së drejtuar KESH-it, të cilën do ta sjellim më poshtë në gjuhën angleze, para kërkesën origjinale.

Në kërkesë NOA i përcakton edhe kushtet KESH-it, edhe pse institucioni publik dilte i humbur.

Energjia e dhënë nga KESH sh.a, nuk duhet të përdoret për kryerjen e kontratave kundër pjesëmarrësve të tregut shqiptar, (AMP) i ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik. Nëse rezulton se energjia  e marrë nga KESH, përdoret për të ekzekutuar kontratat kundër (AMP) atëhere  vlera e energjisë do të llogaritet duke iu referuar çmimit fillestar plus njësine e ngarkuar për shkak të shërbimit publike (dëmin publik).

Kushtet për tu bërë pjesë:

NOA Energy Trade SH.P.K, është i regjistruar në  tregetimin e energjise KESH  dhe ka kapacitetin të marrë më shumë se 120 MW bashkë me partnerët e tjerë aktiv në rajon”, shkruhet në kërkesë.

Ndër të tjera, në kërkesë, thuhet se “Balanca midis dy kompanive NOA ENERGY TRADE SHPK, dhe pala tjetër në fund të 12 muajve duhet të jetë një neto me vlerë 0. Në rast se kjo vlerë nuk eshtë zero pala që është marrëse do e kthejë këtë energji mbrapsht.

Klauzolë e rëndësishme- Ne propozojmë mundësinë që në muaj kur balanci është i brishtë psh: Mars, Prill, Dhjetor dhe Janar, të rritet sasia e shkëmbimit”

Më poshtë sjellim kërkesën origjinale në gjuhën angleze, që ka prodhuar më pas edhe një kontratë skandaloze, kriminale./CNA.al

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Lajmet e fundit nga